Një ditë si sot, lindi kryedëshmitari i mizorive të diktaturës

28 Gusht 2023, 15:37Kulturë TEMA

Një ditë si sot, lindi kryedëshmitari i mizorive të

Me 28 Gusht 1924 lindi At Zef Pllumi "frati i kujtimeve", "ideologu i lirisë kunder tiranisë" ," misionari i rebeluar" një nga guret e themelit të ideologjisë dhe identitetit europian të shqiptarve.


I perkthyer në gjuhet kryesore perendimore  me kryevepren e tij "Rrno vetem per me tregue" si askush tjeter u tregoi bashkëkombasve të tij  mbi qendresen dhe thyerjen njerzore, rezistencen prej martiresh të klerit katolik shqiptar e jo vetem, shpjegimin më të thellë antropologjik mbi rrenjosjen e komunizmit dhe tejkalimet bestiale të dhunes së tij.


Në liri si askush tjeter u dha pas "zevendesimit të trurit" nepermjet shkolles e dijes , botimeve e revistave duke mbledhur rreth vetes një çetë intelektualesh me vokacion europian që spikaten tek "Hylli i Drites".


Shqiperia europiane, parimet e humanizmit të krishterë, kultura si sistem i hapur komunikimi , transformimi i mentalitet nga tribal e neokomunist të politikes në demokratik e liberal ishin kolonat e doktrines Pllumi.

5 Komente

  1. S
    Shqiptari buzholle..faik konica

    Asht i mjere ai popull qe nuk ia del me i zotnue bijte e vet te keqij!!!Pader Zef Pllumi

    1. M
      Ministria e Komshikultures

      Nuk ka ndonje koment per kete MARTIR "Kopjaci pa kulture i KomshiKultures"? Apo çe do, MARTIRI ka qene realist, nuk shkruajti siç do tu pelqente dhjerokrateve te ri(pjelljes)themelimit.

      1. Nga 1 milion te Zogu, ne 3,6 milion te Diktatura???!! A vlen jeta e 2,6 milioneve. Dhe te gjithe keta qe shkruajne e kendojne jane pjella te Diktatures. Kini pak vetedije per jeten Tuaj. Festoni jeten, jo vdekjen. Kjo e fundit perkujtohet… Si thote Dash Shehi: ketona sot jane kaq budallenj saqe i lene “gjonat” edhe me shkrim.

        1. L
          Lexuesi i përhershëm

          Kam lexuar botimin me 3 volume të "Rrno vetëm për me tregue" të at Zef Pllumit. Po jap disa thënie të tij në këtë libër. Historia nuk asht gjithmonë ajo që shkruhet e mësohet. E vërteta rrin e ndryeme ndër kasaforta arkivale me shumë çilsa sekretë. Politika asht politikë. Të gjithë ujqit, çakajt, qentë, dhelpnat, orlat, etj.janë në nji mendje që të mbytet cjapi, por ngatërrohen mandej mes vedit se kush ta hajë, kush të marrë copën ma të majme. Përfitimi e lavdia zakonisht i mbeten dikuj tjetër. Mbas njizet shekujsh, njerzimi i njajtë se i njajtë: tue rrahë, tue mundue e tue mbytë të pafaj!... Kufijtë që ndajnë shtetet janë të damshme për shoqninë njerzore: janë shkaktarë të luftave kriminale. Bota pa kufij, ajo asht bota e re e nji njerzimi të mendshëm e jo barbar. Si asht e mundun që njerzit e mirë, jo vetëm vuejnë tanë jetën, por edhe i mbysin pa faj! Ndërkaq njerzit e kqij, tiranët gjakatarë, gëzojnë të gjitha të mirat! E jo vetëm sot ndodhë kështu, por gjatë gjithë historisë së njerzimit. Njerzimi sundohet prej njerzve të dhunës, që nuk kanë mëshirë as dashuni, por vetëm dëshirë të pangopun për lavdi e pasuni. Njerzimi mbetet gjithmonë i njajtë, gjithmonë budalla i paqortueshëm. Komunizmi asht nji utopi e vjetër e njerzve që zhvillohet ma shumë ndër njerz që i gjen të marrë, ndërsa po u zhvillue ndër të mendshëm e intelektualë, ajo i kthen ata në të marrë. Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqinj! Pozita e naltë i mbështjellë me nji vel të shkëlqyem të gjithë njerzit: edhe të paaftin. Gabimisht popujt e shkretë mendojnë se kur nji njeriut i jepet pozita e naltë e fuqisë shtetnore, ai pajiset patjetër me të gjitha vetitë e mira që duhen, e sidomos me dije e me urti. Sido që të veshet njeriu, mbetet ai që ishte: nji kurrkush. Kam msue në praktikë se çdo dije si edhe dëshira me u dukë e me u nderue nuk asht kurrgja tjetër por “vanitas vanitatum”. Kam msue se nuk duhet me i vu vesh as shamjeve, as lavdimeve të njerzve. Të gjithë diktaturat e të gjithë tiranët kanë qejf me u mshehë mbas ligjshmërisë

          1. L
            Liridon Heba

            Gjynah qe pas kaq Dekadash , nuk I ndertuan nje Tempull ketyre Shqiptareve Kolos , te cilet Zoti I Lind njehere ne 1 mije vjet. Respekte Emrit te Ndritur te At Zef Pllumit !!!

            Lini një Përgjigje