Autoriteti i Dosjeve dhe QKLL organizojnë “Porto Palermo tjetër – nga kamp në përkujtim”/ Dëshmi dhe poezi

13 Gusht 2024, 10:44Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve dhe QKLL organizojnë “Porto Palermo tjetër

Kështjella e Porto Palermos është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena dhe është e rrethuar nga deti me një rrip të ngushtë që e nxjerr në tokë. Sot ajo është një pikë turistike, por në të gjitha historitë e saj askund nuk përmendet një fakt i mbetur në errësirë; kalaja ka funksionuar si kamp internimi në vitet 1949-1950. Pikërisht për shkak të pozicionit të izoluar, ajo u përzgjodh si vend vuajtjeje për kundërshtarët politikë të regjimit dhe familjet e tyre. Përbërja e të internuarve ishte: gra, fëmijë dhe burra të moshuar.

Të internuarit që u vendosën në Porto Palermo kaluan në një izolim të plotë. Kushtet në kamp ishin të mjerueshme pasi nuk ishte problem vetëm fjetja, por edhe uji i pijshëm. Ajo pak bukë qe konsumohej bëhej brenda kalasë. Asnjë lloj komunikimi nuk kishte me tokën. Rastësia shpëtoi të internuarit nga tmerri i këtij kampi. Një anije italiane, në rrezik mbytjeje, u ankorua pranë vendit të kampit. Duke kujtuar se një veprim i tillë mund të çonte në të ardhmen në “arratisjen” e të internuarve, në fundin e vitit  1950 kampi u mbyll.

Kjo histori është përzgjedhur për t’u bërë e njohur për publikun e gjerë pikërisht në Ditën e Kujtesës Europiane për Viktimat e Komunizmit dhe Fashizmit.

Autoriteti më herët ka bërë kërkime për këtë kamp në arkivën e tij dhe arkivën qendrore për të dhëna të këtij kampi. Rrëfimi i kësaj historie do të vijë përmes dokumenteve statistikore të arkivës së AIDSSH dëshmive të dhëna për Autoritetin nga të mbijetuar të atij kampi si ndër të vetmit që jetojnë akoma edhe sot që janë, z. Lek Pervizi, z. Lek Mirakaj z. Dine Dine, z. Bibjan Mirakaj dhe znj. Rudina (Dema) Mane.

Përmes dëshmive, poezive dhe ekspozitës së portreteve të disa prej personave që kanë vuajtur dënimin në Kalanë e Porto Palermos, të z. Lek Pervizi do të dalë në dritë ajo pjesë e pathënë për historinë e viteve 1949 -1950 kur kalaja shërbeu si kamp burg për gra, burra e fëmijë.

Në ambientet e kalasë do të qëndrojë e hapur dy ditë, ekspozita me portrete të ish- të burgosurve të kalasë së Porto Palermos të artistit Lek Pervizi.

 

DITA E PARË (22 gusht) -  ora 18.30-20.00

 

Momente përkujtimi nën tingujt e flautit të mjeshtres Ledina Çobani

 

-        Fjalë hyrëse nga Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula

-        Fjalë nga Drejtoresha e QKLL, znj. Alda Bardhyli

-        Fjalë përshëndetëse nga përfaqësues i Bashkisë Himarë (TBC)       

-        Përshëndetje e z. Ethem Fezollari, Kryetar i Shoqatës Kombëtare Antikomuniste e ish- të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

-        Historiku i jetës në Kalanë e Porto Palermos si kamp-burg, përmes dëshmive të z. Lek Pervizi, z. Lek Mirakaj, z. Dine Dine, z. Bibjan Mirakaj dhe znj. Rudina (Dema) Mane.

-        Poezi të shkëputura nga libri: “Porto Palermo fjalë guri dhe poezi të tjera” të shkrimtarit Luan Rama.  

 

 

DITA E DYTË (23 gusht) - 9.00-12.00

 

-        Ekspozitë e hapur të portreteve të ish- të burgosurve të Porto Palermos.

-        Guidë për historikun e kalasë së viteve 1948-1949.

-        Plotësim i pyetësorëve për kërkesa individuale mediatike dhe për të zhdukur.

 

Në kthim në orën 18.30

 

-        Vizitë përkujtimore në ish-kampin e Tepelenës, ku do të mbahen fjalët e rastit dhe do të vendosen kurora me lule.

A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje