Del në ankand skica e rrallë e Mikelanxhelos

7 Shkurt 2026, 20:00Kulturë TEMA
Del në ankand skica e rrallë e Mikelanxhelos

Një pikturë që paraqet një këmbë të djathtë nga Michelangelo pritet të shitet për miliona dollarë në ankandin e Christie’s.

“Kjo është një vepër nga një prej artistëve më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, dhe ka vlerë të madhe pasi lidhet me veprën e tij më të rëndësishme dhe të famshme, dekorimin e tavanit të Kapelës Sistine në Vatikan”, tha Giada Damen, specialiste në Christie’s.


Mjeshtri italian i Rilindjes bëri skicën, të titulluar “Studim për një këmbë të Sibilës libiane”, rreth vitit 1510, ndërsa përgatitej të pikturonte këmbën e djathtë të figurës së njohur si Sibila libiane për tavanin e Kapelës Sistine.

Vepra u identifikua vitin e kaluar nga ekspertja Giada Damen, pasi u paraqit përmes faqes së internetit të shtëpisë së ankandeve.

“Ishte vërtet emocionuese. Vizatimet e asaj kohe nuk janë shumë të zakonshme, por veçanërisht ato të Michelangelo-s janë jashtëzakonisht të rralla”, tha ajo.

Christie’s e ka vlerësuar pikturën nga 1.5 deri në 2 milionë dollarë. A.K./TemA

1 Komente

  1. D
    Descartes

    Ore po ku eshte kemba e Michelangelos se aty keni Rembrandin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje