Portreti i Kadri Roshit, dje 19 vjet prej ndarjes së tij nga jeta, vepër e Aleksandër Vretos
Kolosi i skenës dhe ekranit shqiptar, Kadri Roshi, prej moshës 21-vjeçare e përgjatë gjithë karrierës së tij, përjetësoi mbi 180 role dhe figura që nuk do të harrohen kurrë, duke lënë pas një trashëgimi artistike që vijon të sfidon kohën.
Pikërisht si sot, 19 vjet më parë, më 6 shkurt të vitit 2007, ndërroi jetë aktori i madh dhe “Nderi i Kombit”, Kadri Roshi. Aktori i madh u portretizua nga Aleksandër Vreko, mes artistëve të tjerë dhe shumë figurave të shquara.
Vepra e Aleksandër Vrekos, piktorit të talentuar nga Berati, është e me portrete të shumta e të përziera të figurave të fushave të ndryshme që nga njerëzit e thjeshtë dhe ato më të njohurat si artistë, shkrimtarë, politikanë, aktorë, muzikantë etj. Galeria e portreteve është shumë e gjerë:
Ismail Kadare, Dritero Agolli,, Xhevair Spahiu, Robert Drenika, Kristo Frashëri, Skenderbeu, Ismail Qemali, Nën Tereza, Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Bekim Fehmiu, At.Zef Pellubi, Gjergj Fishta, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Mirush Kabashi, Nexhmie Pagarusha, VaceZela, Maks Velo, Inva Mula etj.
Puna në çdo portret u krijua duke përdorur bojë vaji. Në pikturë autori kap çdo detaj të subjekteve mashkullor apo femëror të artistit. Ashtu si mjeshtrat e vjetër të së kaluarës, Aleksandri përdor modele të vërteta si pikënisje për punën e tij, por shpesh përfundon duke krijuar përshkrime të idealizuara të subjekteve të tij. /MAPO/
Qe e bere kete shkrim per piktorin e talentuar beratas dhe punet e tij te mrekullushme, bere shum mire. Po foton e portretit te aktorit te famshem ku mund ta shohim ?