“Enciklopedia shqiptare”, mbledhje e përbashkët e redaksive të Tiranës dhe Prishtinës

4 Qershor 2024, 08:42Kulturë TEMA
“Enciklopedia shqiptare”, mbledhje e përbashkët e

U zhvillua ditën e djeshme në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një mbledhje e përbashkët e dy redaksive vendore të “Enciklopedisë shqiptare”.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari ASHSH, akad. Skënder Gjinushi si dhe kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akad. Mehmet Kraja.

Në kete mbledhje të redaksive u bë një parashtresë e rezultateve dhe problemeve që kanë dalë në procesin e deritashëm të realizimit të projektit Enciklopedia shqiptare nga akad. Mehmet Kraja. U dha një relacion për arritjet, problemet dhe zgjidhjet e rekomanduara referuar takimeve të redaksive të fushave me njëra-tjetrën dhe në grupfusha në Tiranë gjatë muajit maj nga akad. Shaban Sinani. Gjithashtu një relatim me statistika rreth procesit të kalimit prej fjalësit paraprak në fjalësin e përbashkët të Enciklopedisë shqiptare nga dr. Arian Leka, përgjegjës i sektorit të botimeve enciklopedike në QBEA;

Prof. dr. Azis Pollozhani informoi për rezultatet e punës të redaksisë së posaçme për trashëgiminë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe më pas pati një bisedë me diskutime e pyetje. Në përfundim të takimit të sotëm u miratuan disa rekomandimeve të nevojshme për përfundimin e punës për fjalësin e përbashkët dhe kalimin në fjalësin e stabilizuar./atsh/A.K./TemA

1 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Na paska dale nja fjale e re nga "Akademia" : "fjales". Me sa duket ne vend te fjales "fjalor". Te pakten ndonje gjuhetar te na e shpjegoje perse paska qene e gabuar fjala "fjalor" dhe si mund te ndreqim (korrigjojme) te gjithe "fjaloret" qe kemi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje