Komedia “Gruaja e burrit tim”, shfaqet në teatrin Petro Marko në Vlorë

3 Qershor 2024, 13:18Kulturë TEMA
Komedia “Gruaja e burrit tim”, shfaqet në teatrin Petro Marko

Komedia “Gruaja e burrit tim” me regji të Kiço Londos e cila u shfaq këtë të premte në Vlorë u shoqërua me një harmoni të qeshurash dhe duartrokitjesh.

“Gruaja e burrit tim” me regji të Kiço Londo, komedia që u shfaq në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Mbrëmja e së premtes u shoqërua me një harmoni të qeshurash dhe duartrokitjesh. një lojë keqkuptimesh, seri gënjeshtrash, ironi, satirë dhe shumë humor të cilët u sinkronizuan në mënyrë perfekte nga aktorët e teatrit shëtitës Çajupi.

Regjisori Kiço Londo gjithashtu drejtor i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me shumë emocion tregoi kënaqësinë që mori nga i gjithë publiku i Vlorës dhe të gjithë atyre që e mbështesin në çdo shfaqje teatrale të shfaqur ndër vitet e karrierës së tij.

Vepra u përcoll në një arritje profesionalizmi nga aktorët të cilët u ngjitën në skenë ndërkohë që ata treguan pak nga eksperienca e tyre në fazën përgatitore të kësaj shfaqjeje.


Shfaqja u ndoq me shumë kënaqësi dhe u prit mjaft mirë nga publiku vlonjat

Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes dhe falë vëmendjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve shfaqja shkaktoi shumë të qeshura dhe emocion tek të gjithë qytetarët e pranishëm.

Komedia “Gruaja e burrit tim” do të shfaqet 2 netë rresht ne Teatrin e Vlorës në orën 19:30. A.K./TemA

1 Komente

  1. O
    Osmeni vranisht

    Ta heqim ,,Petro Marko ,, Ta quajme ,,Teatri ,,Selam Musaj,,Vlore ,,u vin me per shtat leberve ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje