Galeria e artit në fshatin Dervician të bashkisë Dropull, e çelur vetëm pak muaj më parë, po kthehet në një pikë të rëndësishme tërheqjeje për vizitorët.
Me piktura të dhuruara nga artistë brenda dhe jashtë vendit, të cilat pasqyrojnë pamjet piktoreske të zonës, galeria sjell më pranë kulturën dhe traditat e Dropullit.
Përgjegjësja e kësaj galerie shprehet se synimi është pasurimi me tej i kësaj galerie.
“Nëpërmjet kulturave promovojnë artin dhe traditat e tyre. Kjo krijon një tërheqje për historinë e popullit. Ka një interes të madh nga turistët që vijnë në zonën e Dropullit, në fshatin tonë,” tha Julia Diamanti, përgjegjëse e galerisë së pikturave në Derviçan.
Bashkia Dropull synon që galeria të shndërrohet në një destinacion të qëndrueshëm kulturor, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë dhe duke promovuar vlerat artistike e historike të Dropullit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje