Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndau në rrjetet sociale momente emocionuese nga festimet me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së qytetit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
“15 korriku është një ditë e veçantë. Qyteti është tashmë një pasuri e përbotshme. Gjirokastritët po rikthehen, po investojnë dhe po i japin jetë lagjeve historike. Vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 600 mijë vizitorë”, tha Flamur Golemi për mediet.
Në aktivitetet e organizuara me këtë rast, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, i cili u shpreh se, Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, falë njerëzve të saj. “Ne kemi kontribuar në pasurimin arkitekturor dhe kulturor të qytetit përmes bashkëpunimeve”, tha ambasador Alberti.
Në vitin 2017, Gjirokastra doli nga lista e trashëgimisë së rrezikuar, pas vlerësimeve pozitive për restaurimin e pazarit historik, fasadave, kalldrëmeve dhe kontrollin më të mirë të ndërtimit në zonën e mbrojtur.
Një numër i konsiderueshëm banesash tradicionale tashmë janë restauruar nga pronarët dhe janë përshtatur për qëllime mikpritjeje, shkruan atsh.
Lini një Përgjigje