“Jam këtu dhe jam kaluar, ssnjëherë nuk jam martuar” – Spartak Ngjela si poet

29 Tetor 2023, 18:10Kulturë TEMA
“Jam këtu dhe jam kaluar, ssnjëherë nuk jam martuar”

Spartak Ngjela nuk është vetëm politikan e avokat, por së fundmi ai është shfaqur edhe si poet.

Ngjela ka bërë një poezi me titullin “Jam këtu”, që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Poezia

Jam këtu dhe jam atje

S'jam askund se jam i ve

Jam këtu dhe jam kaluar

Asnjëherë nuk jam martuar

Jam këtu, gjithçka në vijë

Bashk' me gruan e me fëmijë

Jam këtu dhe mendje ngritur

Kam para por s'jam i ditur

Jam këtu dhe i uritur

Dua të vjedh për t'u ngritur

Jam këtu dhe jam i pasur

Por pushtet ende s'kam hasur

Jam këtu me plot pushtet

Por, lumturia vaj medet

Jam këtu i fyer, i lënduar

Po marr kitarë për të kënduar

Jam tiran, tiran i dëndur

Por së brendshmi jam i trembur

Jam këtu, kërkoj liri

Por së brendshmi ndiej bezdi

Jam këtu, kudo kam vjedhur

Por së brendshmi jam i tredhur

Jam këtu, kudo kam vrarë

Por në mendje jam i marrë

Jam këtu krejt i rënë

Guaja sot më ka lënë

Jam këtu krejt i papunë

S'ka problem do lyp dhe unë

Jam këtu...

8 Komente

    1. O
      Ola

      SSnjehere. Sa bukur titulli :))))

      1. Z
        Zarathustra Dentali

        Të paktën, ndonjë fëmijë kopil a ke lënë o Taku Ngjela ? Se raporte me femra ke patur sa të duash, qysh kur ke qenë 14 vjeç në bllok në plazh në Durrës, e deri tani, përjashto burgun e peripecitë, për të cilat ndiejmë keqardhje, çke hequr, ti me të tutë. Urojmë ta keshë bërë ndonjë “kopil”, që të keshë ndonjë Tak pas teje….

        1. P
          Poeti

          Kjo në gjuhën juridike do quhej lajthitje në argument.

          1. J
            Jorgo

            Po c'poet quhet ky a derezi. eshte bere si K.Th. Spiri ne pleqeri

            1. V
              Voci i nanes

              Bravo anglosakson! Por poezia jote e stilit sovjetik. U ngjan poezive te Lame Kodres. Kjo tregon qe je edukuar ne femiri dhe rini si komsomolas. Pastaj ne burg mesove anglisht dhe u bere anglosakson. Megjithate si poezi e pare e botuar premton qe do behesh nje poet i madh anglosakson. Tung

              1. t
                titi

                Bravo avokat ! Mori ca kohe por me ne fund u vertetuan te gjitha ato qe ke deklaruar neper studiu. Prisni e do te shikoni.

                1. B
                  Bravo Avokat ,Rrespekte

                  Patrotit ja dhuron Zoti fjalet me u shpreh ashtu si e kerkon Atdheu . Asnj cudi ,se Avokati shpalos edhe kte Talent te tij ,por per te gjithe ne ,qe e njohim Origjnen e Familjes se Patrioteve nga Spartaku vjen , kuptojme qarte , edhe talentin e tij Poetik. Imagjnoni bvjen nga Krahina e Cajupit te Madhe .Atdhetare s asnj , poet i permasave Europiane . Te lumte Avokat ,S' duhej te mungonte nj Poezi e tille sot .Rrofsh ...

                  Lini një Përgjigje