Librat e rinj më të shitur: Mira Meksi dhe Bashkim Shehu në krye. Rikthehet interesi për Amos Ozin

29 Tetor 2023, 12:10Kulturë TEMA

Librat e rinj më të shitur: Mira Meksi dhe Bashkim Shehu në

Menjëherë sapo kanë parë dritën e botimit, lexuesi shqiptar përqafon autorët Mira Meksi dhe Bashkim Shehu dhe veprat e tyre, duke i shndërruar në dy titujt më të lexuar të ditëve të fundit. 

Trilleri i jashtëzakonshëm magjik merr jetë në faqet e romanit të shkruar nga Meksi, ku gërshetohen ngjarje dhe aventura të pabesueshme dashurore dhe ezoterike në vitet 1990.

Ndërsa romani "Kryevepra të pakryera" nga Shehu bazohet në historinë e autorit Mentor Kosturi, i vendosur në periudhën komuniste të Shqipërisë. Është një përballje me tragjiken, ligjin, pushtetin dhe gjykimin.

Vizitorë besnikë në libraritë e kryeqytetit mbeten edhe fëmijët e vegjël, të cilët zgjedhin që në këtë fundjavë t'u drejtohen librarive të ndryshme për të zgjedhur titujt e radhës.

Sa i takon letërsisë së huaj "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" i shkrimtarit Izraelit Amos Oz vijon të mbetet ndër më të shiturit.

1 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Mira Meksi eshte inteligjente . Ke qejf ta lexosh .

    Lini një Përgjigje