Jani Vreto, ky "grekoman" i ndjerë

27 Gusht 2022, 11:25Kulturë TEMA

Jani Vreto, ky "grekoman" i ndjerë

Nga Sokol Çunga

Historia e arsimit në gjuhën shqipe, me arsye, merret dhe trajton vetëm atë pjesë të arsimit të shqiptarëve që ushtrohej me libra në gjuhën shqipe, alfabet latin të përshtatur për funksionet fonetike të shqipes, dhe ku sidomos mësuesit ishin shqiptarë. Ekzistenca e gjuhëve të tjera të arsimit, shkollave, teksteve dhe mësuesve që japin mësim në gjuhë të tjera (këtu duhet pasur parasysh se mund të ishte shqiptar mësuesi, por jo gjuha), përmendet si përshkrim i përgjithshëm, ose atëherë kur përshkruhet jeta e autorit të ndonjë teksti, arsimi i tij i mëparshëm, apo veprimtaria e tij në vise dhe gjuhë të tjera. Duke e përqendruar diskutimin në kufijtë kohorë nga periudha osmane para Rilindjes Shqiptare (shek. XVII), deri në hapjen e hapjes së shkollës së parë shqipe, është gjerësisht e njohur se në viset e banuara nga shqiptarët kanë funksionuar shkolla në gjuhë të tjera, zakonisht në varësi të përkatësisë fetare të komunitetit, siç e përcaktonin dhe ligjet e Perandorisë Osmane. Përkatësisht, shkollat funksiononin në gjuhë osmane dhe arabe, në greqisht dhe në latinisht, dhe vijuan të funksionojnë kështu deri kur, gradualisht, u zëvendësuan nga shkollat e rregullta e të përhershme shqipe, në tri dekadat e para të shek. XX, kohë që përkon edhe me krijimin e shtetit funksional shqiptar. (Këtu duhet të kemi parasysh dallimin e qartë mes realiteteve të ndryshme që zotërojnë në dy anët e kufirit administrativ të Shqipërisë së pas vitit 1913.) Një mjet për të kuptuar rolin e arsimit të shqiptarëve në gjuhë të huaj na e jep jeta dhe vepra e të mirënjohurit rilindës Jani Vreto. Përmes kësaj trajtese të shkurtër synojmë jo vetëm të cekim disa aspekte të këtij patrioti të dëgjuar si emër, ndonëse jo aq të studiuar, por edhe të kujtojmë 200 vjetorin e lindjes së tij.

Joan Athanas Vretoja (siç e shkruan vetë në Alfabetaren, 1879), lindi më 14 janar 1822 në fshatin Postenan, pranë qytezës së Leskovikut në Kolonjë. Mësimet e para i mori në shkollën greqishte të fshatit, më pas ishte nxënës i shkollës së Vurbianit në Konicë. Më 1843 u regjistrua nxënës në Shkollën Zosimea të Janinës, ku përfundoi studimet më 1847. Jetoi mes Janinës, Stambollit, Korçës dhe Bukureshtit, kurse thuajse tri vitet e fundit të jetës i kaloi në Athinë, ku dhe ndërroi jetë korrikun e vitit 1900. Nga Janina, ku banoi pak vite pas përfundimeve të studimeve, u shpërngul në Stamboll më 1854, më pas u vendos në Korçë, dhe u kthye në Stamboll më 1858. Më 1866 botoi Gramatikë e greqishtes së folur në shqip (Γραμματική της Ομιλουμένης Ελληνικής Γλώσσης εις την Αλβανικήν). Më 1877 ishte një nga themeluesit të Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, lëvizje që më 1879 botoi Alfabetare e Gluhësë Shqip (bashkëautorë ishin Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Koto Hoxhi). Po atë vit e hasim si bashkëthemelues të Shoqërisë së të Shtypurit të Shkronjave Shqip, në të cilën Vretoja shërbeu si hartues i Kanonizmës (statutit). Më 1881 udhëtoi drejt Bukureshtit, ku frymëzoi shqiptarët vendës dhe bashkëthemeloi rishtas Shoqërinë e Shkronjave Shqipe, e ngjashme me atë të Stambollit. Më 1884 e gjejmë bashkëpunëtor në themelimin e Shoqërisë Drita të shqiptarëve të Bukureshtit, e cila më 1886 vuri në funksion dhe një shtypshkronjë për synimet botuese të saj. Vretoja menjëherë iu përvesh punës për botimin e veprave të personaliteteve dhe intelektualëve shqiptarë të kohës. Që vitin e parë të funksionimit u botuan 10 tituj, si Vjersha për mësonjëtoret të para, Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para, E këndimit çunavet. Këndonjëtoreja, të Naim Frashërit, mes tyre dhe veprat e vetë Vretos: Mirëvetija dhe Numëratoreja. Punimin tjetër, Radhuashkronjë të vetin e botoi më 1889. Botoi e ribotoi vepra të Sami dhe Naim Frashërit, mblodhi dhe përgatiti për botim me aparat kritik dhe shpjegime Ervehenë e Muhamet Kyçykut, si dhe riprodhoi vazhdimisht titujt ekzistues, sidomos librat që përdoreshin për mësimin e gjuhës dhe në gjuhën shqipe. Me të drejtë Robert Elsie e ka quajtur Vreton “Gutenbergu i shqipes”.[1]

Po aq, Jani Vretoja ishte dhe debatues i vëmendshëm i çështjes kombëtare, sidomos në rastin e pretendimeve me baza nacionaliste të politikës dhe autorëve grekë të periudhës mbi popullsinë shqiptare të Shqipërisë së Poshtme. Në maj 1878, pas daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek, sidomos në gazetën “Neologos”, që shpallnin pretendime për treva që banoheshin nga shqiptarë në Epir, Vretoja botoi në Stamboll më 1878 punimin në greqisht “Apologjia”, në të cilin shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Këtë veprimtari publicistike e vijon sa herë gjen vend dhe arsye të shprehet. Përmbledhur shkurtazi, në marrëdhëniet shqiptaro-greke qëndrimi i Vretos është: “Me grekët jemi vëllezër, për shkak të fqinjësisë, historisë dhe fateve të përbashkëta, por vëllazëria prishet kur njëra palë kërkon të sundojë tjetrën”.

Siç përmendëm më sipër, më 1866 Vretoja botoi një gramatikë të gjuhës greke, të cilën e kishe hartuar enkas duke pasur parasysh nevojat e nxënësve potencialë. Ndaj dhe e titullon Gramatikë e greqishtes së folur në shqip, pra, e përshtatur për shqipfolësit. Ç’e shtyu Vreton të hartojë gramatikë të greqishtes, dhe jo të shqipes, në një kohë kur, siç do të tingëllonte më e natyrshme, duhej shkruar shqip? Më 25 nëntor 1865, teksa po hartonte këtë gramatikë, nëpërmjet një letre publike u drejtohet lexuesve të saj: Shqiptarë! Dhe më poshtë vijon: […] dhe gjithë ata që përparuan në dije dhe pasuri, duket se nuk dëshiruan fare të quhen shqiptarë-grekë, po vetëm grekë. Provë e kësaj është se as ndonjë i përparuar, as i pasur nuk duket se u kujdes për arsimimin e farës së tij dhe çlirimin e saj nga barbaria. […] (Καὶ ὅσοι εἰς τὰ γράμματα ἤ εἰς πλούτον ἐπρόκοψαν, φαίνεται, δεν ἠθέλησαν διόλου να ὀνομάζωνται Ἀλβανοί Ἕλληνες, ἀλλὰ καθ’ ἑαυτούς Ἕλληνες. Ἀπόδειξη δὲ τούτου, ὅτι οὐδείς μέχρι τοῦδε οὔτε προοδευμένος, οὔτε πλούσιος δὲν φαίνεται νὰ ἐφρόντισε διά τὴν παίδευσην τῆς ἀμέσου φυλῆς του καὶ την ἀπελευθέρωσιν ἀπὸ την βαρβαρότητά της. […]).[2]

Dhe më poshtë propozon: […] Të hartohet Gramatikë dhe Fjalor i greqishtes së folur në gjuhën shqipe, si dhe veprimet e domosdoshme të aritmetikës, dhe kjo të bëhet duke marrë parasysh traditën. Pasi fëmijët të mësojnë leximin, t’u mësohet gjeografi dhe histori politike e përmbledhur, pasuar nga greqishtja e folur [shpjeguar] në gjuhën shqipe, si dhe zbatimi i rregullave gramatikore […]. (Νὰ συνταχθῇ Γραμματική καὶ Λεξικὸν τῆς ὁμιλουμένης Ἑλληνικῆς εἰς τὴν Ἀλβανικήν, καὶ αἱ ἀναγκαιώταται πράξεις τῆς Ἀριθμητικῆς, καὶ νὰ γίνεται οὕτω ἀπὸ παράδοση. Ἀφ’ οὗ τὰ παιδιὰ μάθωσι τὴν ἀνάγνωσιν νὰ παραδίδωνται σύντομον πολιτικήν Γεωγραφίαν καὶ Ἱστορίαν, ακολουθομέναι ἀπὸ τὴν ὁμιλουμένην Ἑλληνικὴν εἰς τὴν Ἀλβανικὴν καὶ δι’ ἐφαρμογῆς τῶν γραμματικῶν κανόνων.)

Fatmirësisht, dorëshkrimi i kësaj thirrjeje ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të RSH. Duket se Vretoja e ka shpërndarë këtë thirrje tek shumë veta në formë dorëshkrimi dhe ajo më pas i është kthyer bashkë me emrat e atyre që dëshironin të ishin blerës dhe njëherazi donatorë, pasi në fund të saj hasim emrat e personave dhe shumat që kanë kontribuar pas ftesës së Vretos, duke mbështetur shtypjen e Gramatikës, që u realizua më 1866. Pra, intelektualët dhe të begatuarit me pasuri që dëshironin edukimin e fëmijëve të tyre, shihnin si dalje nga mosdija dhe barbaria mësimin e greqishtes, po aq sa dhe të shqipes. Ky ishte edhe sfondi ideologjik i Vretos: jemi komb dhe fis i ndryshëm nga grekët, por kultivimi i kombit, arsimi i fëmijëve, duhet të kalojë domosdo mes studimit në greqisht, teksa librat në shqip nuk janë të mjaftueshëm. Kjo dukuri, gjithsesi, nuk është e panjohur, ekziston gjerësisht në Ballkanin e Perandorisë Osmane, siç e hasim edhe në rastin e Iluminizmit Bullgar.

Ndër të paktat botime kushtuar jetës dhe veprës së Jani Vretos, më të zgjeruarat janë punimet e Akad. Alfred Uçit.[3] Është interesant rasti i thirrjes së mësipërme të Vretos, të cilën prof. Uçi e përmend në këtë formë: “Vreto u drejtohet shqiptarëve patriotë të ndihmojnë për të botuar libra shqip që ‘të bëhet kështu zakon që djemtë të mësojnë të kënduarit dhe të jepet mësim për shkurtazi gjeografie dhe historie të përkthyera prej elenishtes në gjuhën shqipe’”.[4] Duket qartë se prof. Uçi i referohet një përkthimi të lirë të tekstit, i cili mund të qëndrojë si përkthim artistik, por përkthyesi (anonim për ne) nuk ka marrë parasysh peshën kontekstuale të fjalëve. Kësisoj, atë që në origjinal Vretoja e ndan mes “mësimit të gjeografisë dhe historisë” dhe në “mësim i greqishtes, përshtatur në shqip”, bëhet “gjeografi dhe histori përkthyer në shqip”. Do të kishin qenë të mirëkuptuara “taksat” politike dhe citatet e udhëheqësit që shpesh u duhej të përdornin studiuesit e periudhës së socializmit në Shqipëri, kurse ky deformim thuajse në formë lapsusi ngjan i pa justifikuar, teksa deformon krejtësisht fjalët e Vretos, si dhe keqinformon dhe keqorienton studiuesit apo lexuesit.

Mes veprës së Vretos, rasti tipik që po marrim si casus dhe na flet për realitetin e mësipërm është punim i tij Mirëvetija. Vepra është shtypur në Bukuresht më 1886 në Shtypshkronjën e Shoqërisë Shqiptare “Drita”, me gjasë pasi u korrigjua dhe u radhit nga vetë Vretoja. Libri ka 176 faqe të përmasave të vogla (pa llogaritur korrigjimet dhe faqet me një tabelë të alfabetit të shqipes). Është shtypur me alfabetin e Stambollit, përshtatur me mundësitë e karaktereve që kishte në dispozicion shtypshkronja, në përpjekje për të përmbushur nevojat fonetike të gjuhës shqipe. Në fund, në faqet e alfabetit të shqipes, jepen edhe shpjegimet fonologjike të rregullave të alfabetit në tri gjuhë, frëngjisht, rumanisht dhe greqisht, dhe shembuj për të ndihmuar drejtshqiptimin.

Në parathënien e botimit Vretoja na informon: “[këtë Mirëvetije] e entmë pas Mirëvetijesë Frangjiskut Suabit, kthyerë elinisht prej Stefan Komitajt […]”. Kjo pjesë e parathënies nuk është përfshirë në botimin e përshtatur me alfabetin e shqipes së sotshme nga akad. Uçi, as është shënuar kund prej akademikut tonë se Vretoja e ka përkthyer përkthimin në greqisht të një vepre në gjuhë tjetër.[5] Pavarësisht se “e entmë”, në kontekstin e veprës, nënkupton “e përshtatëm”, dhe nga krahasimi i tekstit në greqisht dhe shqip duket qartë se përkthimi nuk është besnik, është e rëndësishme të shënojmë ndryshimin mes veprës autoriale dhe përshtatjes, nëse jo për arsye të mirëfillta profesionale filologjike, domosdo duhet përmendur për hir të ndershmërisë shkencore. Në gjysmën e dytë të shek. XIX ka ndryshim të madh vepra autoriale nga përkthimi. Pasi, në rastin e Mirëvetijes, nuk kemi thjesht një përkthim të një autori jo shqiptar, por kemi veprën e edukatorit më në zë të Italisë së periudhës para bashkimit, Francesco Soave, nxënës i shkollave më të mira të kohës, intelektual dhe bartës i ideve Iluministe, autor i një numri të begatë veprash për të gjitha ciklet e arsimit në Itali, mësues i Alessandro Manzoni-t dhe, praktikisht, një “best seller” i librit shkollor deri në bashkimin e Italive.[6]

Për dorëshkrimin e veprës Mirëvetija, nëse ka ekzistuar një dorëshkrim i tillë, nuk kemi informacion, dhe nuk dimë as cilin variant të botimit greqisht ka përdorur Vretoja për përkthimin-përshtatjen e saj. Dimë se vepra e Francesco Soave-s nën përkthimin e Stefanos Komitas ka qarkulluar tri herë, deri në kohën kur botohet në shqip. Botimi i parë është kryer më 1827 nga Trattner Matthias në Pesht nën titullin Παιδαγωγικά μαθήματα: αναγνωστικά χρηστοήθεια / συντεθέντα παρά Στεφάνου Κομμητά του εκ Φθίας, εκ Χωραρχίας μεν Κοκοσίου, Κώμης δε Κωφών (Mësime pedagogjike: krestomaci për lexim / hartuar nga Stefanos Komitasi nga Fthia, nga Horarhia sot Kokosi, qytezë e Kofos). Botimi i dytë daton më 1865, shtypur në Athinë në shtypshkronjën e Antonios Lambrinidhis, nën titullin: Στοιχειώδης πραγματεία περί των χρεών του ανθρώπου Φραγκίσκου Σοαβίου ή Χρηστοήθεια, Επιδιορθωμένη καὶ ἐπηυξημένη παρᾶ Στεφανου Κομμητα (Traktat elementar mbi detyrimet e njeriut, Krestomacia e Francesk Soavit, e korrigjuar dhe plotësuar nga Stefanos Komitas), dhe botimi i tretë u shtyp më 1875 nga i njëjti botues, me të njëjtin titull si më 1865. Duke mos ditur se cilin botim ka përdorur Vretoja për përkthimin e tij, hamendësojmë se do të kishte përpara një nga dy botimet e Athinës, të cilat edhe kronologjikisht ishin më të lehta për t’u zotëruar prej tij.

Mirëvetija e Vretos, teksa ndjek një traditë të njohur, atë të lëvrimit të shqipes përmes përkthimit, përbën edhe një shembull të përveçëm të mënyrës se si depërtojnë neologjizmat në gjuhën shqipe, për periudhën në fjalë. Vetë Vretoja na ka bërë të mundur evidentimin me lehtësi të neologjizmave, duke sjellë pranë çdo neologjizmi dhe fjalën a frazën e barasvlershme në greqisht. Kjo dygjuhësi e Vretos na tregon, veç të tjerave, dhe se cili ishte publiku i mundshëm i veprës, siç e hamendësonte Vretoja: shqipfolës, por të arsimuar me greqishten. Pra, në një farë mënyre, vetë Vretoja i qëndron besnik propozimit të vitit 1865: le të kultivojmë shqipen, por të mësojmë greqishten, pasi as libra për t’u arsimuar plotësisht nuk kemi në shqip, as kapacitete të shqipes së lëvruar nuk kemi në periudhën në fjalë. Ky qëndrim i Vretos nuk shënjon kah ideologjik a politik, por dëften se Vretoja ishte edukator pragmatist dhe njohës i shkëlqyer i realitetit kulturor të shqiptarëve, si dhe kishte urtësinë dhe durimin të propozonte zgjidhjen e tij në edukimin kombëtar. Nga ana tjetër, parë më gjerë, puna e Vretos na dëften jo vetëm dygjuhësinë (diku tjetër dhe trigjuhësinë) funksionale të popujve ballkanikë të Perandorisë Osmane, por edhe regjistron, në një farë mënyre, udhëtimin vetjak të Vretos: shqipfolës dhe i arsimuar në greqisht, që punon për t’i shërbyer sa mundet gjuhës amtare, pa reshtur së qeni bartës i ideve të Iluminizmit Neohelen. Vetë Vretoja shpjegon nëpërmjet fjalëve dhe veprës se ç’nënkuptonte, kur thoshte “shqiptarë-grekë” në thirrjen e vitit 1865.

Parë në një kontekst më të gjerë, Jani Vreto ilustron më së miri një realitet arsimor e kulturor të trajtuar përciptazi nga historiografia shqiptare dhe jo shqiptare që merret me Rilindjen Kombëtare në përgjithësi, dhe historinë e arsimit dhe kulturën në veçanti. Në një artikull publicistik Faik Konica e quan Vreton “grekoman”,[7] pikërisht për shkak të këtij qëndrimi të tij miqësor ndaj gjuhës greke, por harron të përmendë sivëllai zosimeas se Vretoja la pas edhe një çelës praktik për të ndriçuar masat jo me propagandë, as me katekizëm të thjeshtë, por me idetë iluministe perëndimore. Pasi vetë modeli arsimor dhe literatura perëndimore që mund të gjendej në shek. XIX në Shqipërinë e Poshtme ishin librat e autorëve evropianë përkthyer e përshtatur në greqisht. Vetë Vretoja mori të paktën një nga këta libra dhe e solli në shqip, siç e përmendëm më sipër. Parë në një kontekst më të gjerë, bazuar në gjurmët ende të prekshme sot, arsimi dhe kultura perëndimore në këtë zonë provohet dhe prej atyre gjurmëve të pjesshme të bibliotekave të institucioneve të krishtera ortodokse apo të shkollave në gjuhë greke që kanë funksionuar në Berat, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Tiranë, ndoshta edhe gjetiu, dhe që, fatmirësisht, vazhdojnë të ruhen deri sot.[8] Klasikët, si Homeri, Aristoteli, Thukididi, të mëvonshmit ditunarë evropianë si Charles Rollin, Adam Smith, Vittorio Alfieri da Asti, Niccolò Machiavelli dhe i sipërpërmenduri Francesco Soave, apo ballkanasit Evgjenios Vulgaris, Nikiforos Vlemidhis, Anthimos Gazis, Nikiforos Konstandas, voskopojarët Theodhor A. Kavalioti dhe Dhanil Voskopojari, vetëm sa për të përmendur disa, janë autorë që ndonëse në gjuhën greke, kanë përçuar atë dritë të uruar që Naimi e sheh se “lint tek perëndon”, dhe prej andej duhet ta marrim me çdo kusht. Sa grekomanë qenë këta, me gjithë Naimin bashkë? (Peizazhe.com)

[1] Elsie, Robert. Historical Dictionary of Albania (Second Edition), The Scarecrow Press, Inc., 2010, fq. 478-479, ku jepet edhe biografia e Jani Vretos.

[2] AQSH i RSH, F. “Jani Vreto”, D. 1, fl. 1.

[3] Uçi, Alfred. Jani Vreto, Tiranë, 1965; Jani Vreto, Vepra të zgjedhura (mbledhur dhe përgatitur nga A. Uçi), Tiranë, 1973, dhe Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare, Tiranë, 2015. Duket se botimi i vitit 2015 është ribotim i vitit 1973, duke pasur ndryshe vetëm disa faqe të fillimit të hyrjes studimore që paraprin tekstet e përzgjedhura të Vretos, si dhe vjen e qëruar tekstin nga taksat ideologjike që duhej të përmbante çdo vepër botuar gjatë periudhës së socializmit. Por ndryshe nga botimi i vitit 1973, këtij të dytit i mungon fraza “mbledhur dhe përgatitur”, duke u paraqitur tashmë si punim monografik nën siglën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

[4] Uçi, Alfred. Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare, Tiranë, 2015, fq. 24.

[5] Shih: Uçi, Alfred. Jani Vreto…, 2015, fq. 78-101, ku analizohet vepra në fjalë. Korrigjimin se libri ishte përkthim, dhe jo punë autentike e Vretos, e ka vënë në dukje qysh herët prof. Dhori Qirjazi, shih: Κυριαζής, Δώρης. ««MIRËVETIJA» – Η πρώτη αλβανική χρηστοήθεια και το ελληνικό της πρότυπο, Πλαίσιο και προεκτάσεις» (“MIRËVETIJA – krestomacia e parë shqipe dhe origjinali i saj greqisht, kuadri dhe shtrirja”), në: Albanohellenica, nr. 2, 2000-1, fq. 95-99.

[6] Për një informacion të shpejtë mbi F. Soave-n: https://www.treccani.it/enciclopedia/francesco-soave (parë për herë të fundit më 18 gusht 2022).

[7] Elsie, Robert. Ibid, fq. 478.

[8] Rembeci, Andi; Çunga, Sokol. “Koleksioni i librave të vjetër, të shtypur në greqisht, i Arkivit Qendror Shtetëror”, Albanohelenica, nr. 6 (2018), fq. 235-242.

8 Komente

  1. E
    Erdogan

    Ilyret dhe Epirotet ishin pjese e Kombit Greke dhe jo Turq apo Italiane. Kete e vertetojne Toponimet Greke te Vorio Epirit te ndryshuar a nga Veziret, Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret etj.E verteton edhe Emrat Greke dhe Turqizuarit deri sa u krijua Albanistani i Telinin dhe Hajdutet e Parthenonit Anglezet.

    1. q
      qe te kuptosh

      Erdogan Pisoglendi, nuk ka komb "grek"! Keshtuqe shqiptaret nuk kane se si te jene pjese e dickaje qe nuk ekziston! E gjithe Greqia e Re eshte e mbushur jo vetem me popullsi shqiptare (arvanite) por edhe me emertime vendesh, lumenjsh, krahinash, qytetesh, katundesh apo mbiemra njerezish, te gjitha ne gjuhen shqipe! Megjithese shteti neogrek ka bere "reforma" ne emertimet e vendeve, sidomos ne 1928 dhe 1974, perseri jane pafund emertimet ne gjuhen shqipe qe ekzistojne sot ne Greqine e Re. Po ashtu ka emertime edhe ne latinisht, ne turqisht, ne sllavisht apo ne arabisht. Gjuha greke, apo ne raste te tjera gjuha latine (me vone frengjishtja dhe sot anglishtja) jane perdorur si gjuhe nderkombetare "lingua franca" per perhapjen e dijeve dhe kultures, apo edhe te fese. Edhe shqiptaret e kane perdorur natyrisht kete metode, duke perdorur gjuhe te tjera per t'u dijesuar dhe perparuar.

      1. G
        Gole

        Meqë do të mbrosh shqiptarizmën ti ,a s'na thua se çdo të thotë emri Leskovik në shqip,po Shkodër,Korçë,Vlorë,Berat, Velipojë,Voskopojë,Çorovodë,Sarandë,Delvinë,Pogradec, Devoll,Seman, Osum,Korab ,Dajt,Ostrovica,Selcë ,Maliq,Gjirokastër,Himarë,Gllavë,Progonat etj etj etj o ti që nuk kupton? SE shqiptarët nuk shkruanin dot gjuhën e tyre ama flisnin dhe shkruanin gjuhë ndërkombëtare ëëë???!! Se shqiptarët janë më të vjetrit në këto anë ëëëë, ama emrat e maleve,lumenjve,fshatrave ua vinin sllavët,grekët dhe arabët...ëëë? Se gjuha shqipe është gjuha e pellazgëve( më e vjetra pra) ëëë por ama shkruhet me alfabetin që u krijua i fundit, ëëë atë latin !!!!!! Nuk e kupton dot sa i paditur je ti që kërkon të kuptojnë të tjerët! Më thuaj ka sot ndonjë komb tjetër në Europë që kërkon të vjedhë kulturën dhe traditën e të tjerëve sepse vetë nuk ka ,asgjë?? Thirri mëndjes,se historinë nuk e bën dot, as duke i ulur brekët përpara osmanëve,as me dhunë.,as me gënjeshtrat e budallenjve si ti! Nuk ke asgjë, dhe kërkon kot...

        1. q
          qe te kuptosh

          O Bole, ne Shqiperi nuk e ka kush problem ti thote emertimet ne gjuhe te tjera, por edhe te kete nje ide apo shpjegim per perdorimin e tyre. Historia nuk eshte bardhezi o koqe kanari. Ndersa ne Graqia nuk i thone gjerat, i fshehin ose i manipulojne. E kupton ndryshimin, apo je i trashe meqe te digjka shume bytha se "po i vjedhin kulturen" atyre aziatikeve te anadollit!

    2. G
      Gole

      Pra grekët nuk ekzistojnë!Kështu? Po a e lexon çfarë shkruhet në artikull o koqe? "Të pasurit dhe të diturit nuk pranonin të quheshin shqiptaro- grekë , por vetëm grekë". Si mund të pranonin ata të quheshin me një komb që sipas kokës tënde bosh, nuk ekzistonte? Kjo është e keqja e kur shkruajnë të paditurit...zbulohet menjëherë çfarë gomari është ai që shkruan!

      1. M
        Marko Bocari

        C’jane GREKOMANET : GREKOMANET jane grek-dashes te indoktrinuar, pa vision te qarte dhe ne injorance totale fetare. Dihet qe feja dhe besimi nuk kane kombesi.Kjo specie njerezore (qe nuk eshte vetem dukuri ndermjet shqiptaresh, ka edhe sllave, rumune etj qe bejne te njejten gje) ben nje “ngaterrese qesharake”, barazimin e Helenizmit me Grekizmin! Ka nje celes te vogel,te cilin duhet ta zbulojne te gjithe ateiste apo besimtare, kristiane apo myslimane! Celesi eshte NDRYSHIMI THELBESOR midis helenizmit dhe grekizmit! Mund te kete shume simpatizante te helenizmit ne bote, por shume pak ose aspak te grekizmit! Nese shqiptaret do e kuptojne kete, gjerat do jene shume te thjeshta dhe te kuptueshme! Nuk behet fjale per shqiptaret orthodhokse fanoliste, ata kane mbi 100 vjet qe e kane kuptuar. Por per shqiptaret grekomane (qofte edhe te pakte)! Per greket s’na intereson se c’bejne. Pra c’jane keta grekomanet!? Greko-mania eshte semundje mendore si psh klepto-mania. Kjo e fundit eshte fiksimi mendor per te vjedhur sende, thjesht si manjak i semure, edhe nese sendet qe vjedh nuk te duhen fare! Greko-mania ka po te njejtat paraqitje dhe simptoma, manjaket e semure menderisht i ngjiten si vemje grekizmit, pa qene fare e nevojshme e aq me teper e vlefshme! FIKSIM,njerez te semure,qesharake e trupeshke! Justifikimi i ketyre gjynafqareve ( si puna e atij budallait qe thote se eshte i zgjuari i mehalles), eshte se grekizmi eshte dicka e kultures siperore, eshte e lashte, e ndritur! Ketu kemi “ngaterrese” te Helenizmit me Grekizmin! Kjo vjen nga INJORANCA (padija) e ketyre gaztoreve, sepse bejne nje ngaterrese fillestare dhe te thjeshte! E kjo eshte se Grekizmi dhe Helenizmi, qe ne thelb te tyre, jane dy gjera krejt te ndryshme! Madje jane ne KUNDERSHTIM ideor te plote! Thelbi i helenizmit eshte politeizmi, universializmi dhe demokracia, ndersa thelbi i grekizmit eshte monoteizmi, nacionalizmi dhe autokracia! Perpjekja e metejshme qe behet nga grekistet, eshte qe keto dy kundershtesa ideore, te paraqiten si vazhdimesi e njera -tjetres dhe te “martohen” midis tyre! Kjo eshte krejt qesharake,sepse edhe nje bebush e kupton qe te kundertat KURRE nuk jane vazhdime rrjedhoje i njera tjetres,por vec mund ti zene vendin njera tjetres! Keto jane gjera te ditura dhe te thena (madje edhe ne Greqine e Re),por natyrisht per njerezit mendje-hapur jo per trupeshket! Neogreket e sotem i perkasin grekizmit dhe asnje lidhje nuk kane me helenizmin as nga pikepamja racore, as nga pikepamja gjeografike e aq me pak nga pikepamja kulturore! Semundja e grekomanizmit do mjek dhe mjekim! Keshillohet autoqefali reale e kishes shqiptare

      2. M
        Marko Bocari

        CILET JANE NEOGREKET!? Cfare eshte Etniki Sineidisi (ndergjegjia kombetare) dhe cila eshte menyra e te menduarit te popullsite qe banojne sot ne Greqine e Re, cilat jane konceptet qe ka popullsia e sotme “neo-greke” atje : "Ελληνική εθνική συνείδηση είναι η ψευδαίσθηση τού ρωμιού, ότι κατάγεται από τούς αρχαίους έλληνες". "Ndergjegjia kombetare greke eshte ndjesia e genjeshtert e romejve, se jane te prejardhur nga helenet e lashte". (shenim: romej jane gjithe popullsite kristian orthodhokse,pa dallim kombesie,gjuhe dhe prejardhje, ne ish-Perandorine Otomane) Le ti analizojme pak nga pikepamja gjuhesore,nga pikepamja kulturore,nga perberja se popullsise apo dhe nga pikepamja gjeografike se cilet jane keta neogreket e sotem! - Natyrisht qe greqishtja e sotme (dimotika) ka lidhje me helenishten, por eshte nje gjuhe e prejardhur jo drejperdrejt nga helenishtja (qe eshte gjuhe e vdekur) por nga greqishtja aleksandrine. Kjo greqishte aleksandrine eshte nje gjuhe mesjetare e krijuar dhe perdorur nga skolastiket (studiuesit hebrenj te Aleksandrise) si gjuhe nderkombetare “lingua franca”, me ane te se ciles hebrenjte perkthyen librat e tyre te shenjte. Pikerisht kjo gjuhe e krijuar teknikisht nga hebrenjte e Aleksandrise, u perdor si gjuhe e Kishes Kristiane dhe e literatures kishtare. Pra gjuha qe flitet sot nga neogreket eshte rrjedhoje e gjuhes kishtare qe perdori kisha kristiane, eshte nje gjuhe e bastarduar dhe megjithe perpjekjet qe u bene nga shteti neogrek qe te zevendesohej nga helenishtja (katharevuosa), kjo nuk u arrit! - Helenishtja nuk kuptohet as nga nje femije i klases se dyte e as nga nje profesor universiteti, nese ai person nuk ka bere studime dhe mesime te mirefillta mbi helenishten. Natyrisht qe ka fjale qe mund te kuptohen,por kemi te bejme me nje gjuhe qe ka nje strukture krejt te ndryshme. Greqishtja e sotme (neaelinika) ka nje strukture tjeter formimi gjuhesor dhe keto jane gjera te padiskutueshme nga pikepamja gjuhesore! - Alfabetin helen (qe dihet qe helenet e kane marre nga fenikasit, qe nuk ishin aspak helene) vertet e perdorin edhe per greqishten e re. Por kete alfabet e perdorin edhe shume popuj te tjere qe s'kane lidhje fare me helenet. Psh shume popuj sllave perdorin alfabetin cirilik, qe ne fakt eshte alfabeti helen me pak ndryshime. Kjo nuk i ben sllavet helene, ashtu si shqiptaret (apo popuj te tjere) perdorin alfabetin latin me pak ndryshime e kjo nuk i ben ata latine! Madje edhe turko-karamanlinjte e shkruajne turqishten e tyre me alfabet helen. Greqishtja e re gjithashtu shkruhet edhe me alfabetin latin, madje eshte bere edhe nje perpjekje dikur qe te zevendesohej zyrtarisht alfabeti helen me ate latin, por qe nuk u realizua ne ate kohe (ku i dihet mund te realizohet ne nje kohe tjeter) - Greqia e sotme gjeografikisht perbehet nga disa krahina, ku te pakten gjysma e tyre nuk kane asnje lidhje me Eladen e lashte. Psh Thraka Perendimore, Makedonia Jugore, Epiri Jugor asnjehere ne histori nuk kane qene pjese e as nuk kane asnje lidhje me Eladen e lashte. Keto krahina ne kohet antike quheshin nga helenet si vende barbare qe banoheshin nga popuj barbare. Sot keto hapesira jane pjese e Greqise se re, si rezultat i pushtimit ne vitin 1913! - Popullsite kryesore qe banojne ne Greqine e sotme jane : shqiptaret (arvanitet dhe vllaho-arvanitet), sllavet (bullgaro-sllavomakedonasit dhe pomaket), turqit kristiane (pontet, karamanlinjte dhe kapadhokinjte). Nuk mund te gjesh asnje person, po asnje per be, ne Greqine e sotme, qe nuk ka lidhje me nje nga keto popullsite e mesiperme! - Sa per emrat dhe vend-emertimet (toponimet) vetem nje injorant nuk e di se ne Greqine e Re kane ndodhur nderrime toponimesh me urdher dhe force shtetrore. Ndryshimet me te shumta ne toponimine e Greqise kane ndodhur sidomos ne vitet 1928 dhe 1976, kur me vendime administrative u ndryshuan me qindra mijra emertime fshatrash, vendesh , lumenjsh, malesh, krahinash ... Lista eshte e pafund, ku emertime shqipe,sllave,vllahce,turke apo arabe u "grekezuan". Sa i perket emrave te njerezve, kjo eshte per te qeshur. Me shume emra te lashte helene gjen ne Shqiperi, Itali apo Gjermani sesa ne Greqi. Emrat me te perdorur sot ne Greqi jane ato me prejardhje hebreje apo latine (per shkak se neogreket i perkasin kultures hebreo-kristiane), ku emri latin Kostandin dhe emri hebre Marie, thyejne rekordin me gati 50% te emrave te perdorur. - Neogreket e sotem dhe kultura e tyre e sotme, nuk kane asnje lidhje me kulturen helene, as me Sokratim, as me Leonidhen, as me Miltiadhin, as me Aristotelin, as me Dhimokritin apo Sofokliun (se me Aleksandrin e Filipin s'behet fjale). Kultura e neogrekeve eshte e mbeshtetur ne kulturen hebreje (kristianizem), e perziere me kulturen shqiptare (popullsite shqiptare te vendosura atje, rreth 60% e popullsise se pergjithshme,kane ndikuar thellesisht ne kulturen e vendit duke filluar qe nga fustanella veshje kombetare ekzkluzivisht shqiptare), e ndikuar edhe nga kultura turko-aziatike (per shkak te popullsive qe kane ardhur prej andej dhe historise se sundimit osman). Duhet kuptuar fakti i thjeshte, se helenizmi (i lashti) dhe grekizmi (i sotmi) jane ne thelb dy kultura krejt te ndryshme. Madje jane ne KUNDERSHTIM ideor te plote! Thelbi i helenizmit eshte politeizmi,universializmi dhe demokracia,ndersa thelbi i grekizmit eshte monoteizmi,nacionalizmi dhe autokracia! Neogreket e sotem i perkasin grekizmit dhe asnje lidhje nuk kane me helenizmin, as nga pikepamja racore,as nga pikepamja gjeografike e aq me pak nga pikepamja kulturore! - Festa me e rendesishme ne Greqine e Re eshte Pashka (bayram paski sic thone pontio-karamanlinjte), qe kush nuk e di, eshte festa e hebrenjve - dita e clirimit te tyre nga sundimi egjyptian (thone se ne nje dite te tille u vra edhe nje person i quajtur Joshua Mesia, nje hebre, qe me vone kur emri i tij u perkthye ne helenisht dhe latinisht u mbiquajt Jesu Kristi). Po ashtu feste tjeter e rendesihme eshte edhe Kershendjellat (Krishtlindjet), qe thuhet se eshte ditelindja e nje hebreu!!!

        1. M
          Marko Bocari

          Konceptin e sotem te kombit qe kane neogreket dhe qe eshte koncepti baze mbi te cilen mbeshtetet krijimi i shtetit dhe kombesise se re greke Historiografia e sotme neogreke, per te shpjeguar koncetin e kombit te ri grek, perdor nje shprehje e Sokratit : "helen eshte ai qe ka edukim helen", shprehje kjo qëllimisht e pergjysmuar, e keqkuptuar dhe e keqperdorur, qe vjen nga nje fjalimim i Sokratit drejtuar athinasve. Po si eshte fjalia e tij e plote dhe jo e pergjysmuar!? Ai thote : "Dallimi që ndan qytetarine tonë nga njerëzit e tjerë, për sa i përket zhvillimit shpirteror dhe artit të fjalës, është aq e madhe sa që ata qe e mesuan kete qytetari, janë bërë mësues të të tjerëve dhe kjo ka sjelle ate që emri i Helenëve të jetë një simbol jo më i origjinës, por i formesimit shpirtëror, dhe të quhen helenë ata që marrin arsimimin tonë dhe jo ata që kanë të njëjtën prejardhje etnike me ne". Ισοκράτης «Τοσοῦτον δ’ ἀπολέλοιπεν ἡ πόλις ἡμῶν περὶ τὸ φρονεῖν καὶ λέγειν τοὺς ἄλλους ἀνθρώπους, ὥσθ’ οἱ ταύτης μαθηταὶ τῶν ἄλλων διδάσκαλοι γεγόνασι, καὶ τὸ τῶν Ἑλλήνων ὄνομα πεποίηκε μηκέτι τοῦ γένους ἀλλὰ τῆς διανοίας δοκεῖν εἶναι, καὶ μᾶλλον Ἕλληνας καλεῖσθαι τοὺς τῆς παιδεύσεως τῆς ἡμετέρας ἢ τοὺς τῆς κοινῆς φύσεως μετέχοντας». Δηλαδή: «Είναι δε τόσο μεγάλη η απόσταση που χωρίζει την πολιτεία μας από τούς άλλους ανθρώπους ως προς την πνευματική ανάπτυξη και την τέχνη τού λόγου, ώστε οι μαθητές της έχουν γίνει διδάσκαλοι τών άλλων και κατόρθωσε ώστε το όνομα τών Ελλήνων να είναι σύμβολο όχι πλέον τής καταγωγής αλλά τής πνευματικής ανυψώσεως, και να ονομάζονται Έλληνες εκείνοι που παίρνουν τη δική μας μόρφωση και όχι αυτοί που έχουν την ίδια καταγωγή». .. Ky eshte koncepti qe perdorin historianet (por edhe etnikistet-nacionalistet) ne Greqine e sotme, per te shpjeguar dhe mbeshtetur krijimin e "kombit te ri grek". Problemi eshte se ky komb i ri, mbeshtetet mbi baza qyteterimi te cilat nuk kane asnje lidhje me helenet e lashte (psh kristianizmi qe eshte baza e kultures se sotme neogreke, eshte prodhim hebre dhe s'ka asnje lidhje me helenizmin). Pra nese dikush do perkrahte kete koncept formimi, pra "grek eshte ai qe merr edukim grek dhe jo ata qe kane te njejten prejardhje etnike" - sic eshte shprehja e plote e Sokratit, duhet te kuptoje se ky "edukimi grek" i sotem nuk ka lidhje me helenizmin. Pra mbi bazen e kesaj aksiome mund te krijojne nje "komb te ri", por ne cdo rast ky komb nuk mund te jete helen, pasi bazat e ketij lloj edukimi te sotem nuk jane pjese e kultures helene! Duke dashur te justifikojne grekezimin e popullsive te ndryshme mbi bazen e kesaj aksiome, harrojne keta teoriciene se prodhimi qe del nga ky proces, ne cdo rast nuk eshte "helen". Problemi eshte se pikerisht kete prodhim te ri, per te cilin pranohet faktikisht se vjen nga njerez qe nuk kane te njejten origjine etnike (kjo eshte e padiskutueshme ne Greqine e sotme), pikerisht nga ana tjeter pretendohet se keta na jane "pasardhes te drejperdrejte dhe te paster etnike te heleneve te lashte". Pra nga njera ane mbeshtetet teoria se greket e rinj jane "prodhim kulturor dhe jo prejardhjeje etnike" nga ana tjeter pretendohet se greket e rinj jane "pasardhes etnike te drejperdrejte dhe origjinale te heleneve". Te dyja bashke nuk mund te qendrojne, ose njera ose tjetra! Ceshtja eshte se keta i duan te dyja bashke, qe do te thote se nuk qendron asnjera prej tyre. Nderkohe qe po te perdorim te njejten aksiome te Sokratit, mund te thuhet se meqe ata qe nuk kishin origjine helene, por kishin edukim helen i bie qe te ishin helene, po ata qe mund te kishin origjine helene, por nuk kishin edukim helen, i bie qe nuk quheshin helene!!!! Pra mund te tallesh e mund te humorizosh shume me keto koncepte, te cilat greket e sotem i kane nga halli qe i perdorin, por qe ne cdo rast bien ne kundershtim me vetveten! Dhe gafa kryesore qe con ne kete tallje eshte pikerisht moskuptimi, ose me mire vetmashtrimi qe kane mbi konceptin e kombit, qe ky “kombi i sotem grek” na qenkerka formuar qe perpara 2.500 vjetesh!!! Qesharake. Perdoret dhe njekohesisht tallet Sokrati i shkrete, nenkuptohet, prapthishpejgohet, anashkalohet, permbyset e keqperdoret ai per interesa te sotme te maskarenjve dhe mashtruesve ordinere te historise dhe politikes, ne ate vend te genjeshtrave te pafundme! E nga ana tjeter dalin torrollake, qe ne vend te vene vetulla nxjerrin syte!

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema