“Ylli i Pavarottit, më i shndritshmi”: Saimir Pirgu me dedikim të jashtëzakonshëm për maestron e tij!

25 Gusht 2022, 22:30Kulturë TEMA

“Ylli i Pavarottit, më i shndritshmi”: Saimir Pirgu me dedikim

Mirënjohja është virtyt, e ajo, padyshim rreshtohet në mesin e morisë së vlerave të Saimir Pirgut, sic na e kujtoi dhe vetë së fundi ylli i artit operistik shqiptar me dedikimin e ndjerë për ish maestron e tij, të madhin Luciano Pavarotti. Këngëtari ndoshta më popullor në historinë e operas, u nderua sot më në fund me një yll në Walk of Fame, 15 vjet pas largimit nga jeta. Një nderim i shumëmerituar ( e ndoshta i vonuar), të cilin Pirgu e përshendeti me fjalët më të bukura.

“Më dukej sikur po ecja nëpër kozmos, për të gjetur një hapësirë ​​ku do të pozicionohej ylli i Luciano Pavarottit. Ylli i tij, më i shndritëshmi i plejadës sonë, është tani në Hollyëood Boulevard ku e gjithë bota të mund ta vlerësojë….Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do inaugurohej ylli i Luciano Pavarotti-t.. (më radianti mes asaj yllësie…), përkrah vajzës së tij, Christina Pavarotti, ndieva ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore… 

M’u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers… Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër! Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”, ka shkruar tenori i talentuar shqiptar.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Saimir Pirgu (@saimirpirguofficial)

Pirgu, në fakt, pati një lidhje të vecantë me mjeshtrin e madh, i cili gati e adoptoi si birin e tij të artit.  Se cfarë mësoi nga Luciano, Saimiri e rrefente disa kohë më parë për New York Times. ““Luciano më dha shkëlqim. Ai më tregoi një botë tjetër. Mjaftonte vetëm për ta parë, si përgatitej, si fliste, si hynte në një dhomë.” 

E prej tij, mësoi edhe sekretin e shëndetit vokal: Intonacionin. “Këndo në tonin e tuhur, dhe automatikisht zëri yt vendoset në pozicionin e përsosur.” Kur njerëzit e kuptojnë atë cfarë thuhet, kjo është më e mira nga të gjitha. Dhe Luciano vetë duket pa përballë, një djalë të ri që nuk i kuptonte, por i perpinte fjalët e tij.

Në ceremoninë e zbulimit të yllit të tij, e bija Cristina e përshkroi si një nder të madh që përfaqësonte aty të atin. “Nuk mund t’ju them se sa do të doja të ishte ai”, u shpreh ajo.

Performancat e tij legjendare e kanë kthyer Pavarottin në një figurë të rrënjosur thelle në memorien kolektive si atë të një muzikanti të paarritshëm.  Ai u shua shtatorin e 2007-tës në moshën 71 vjecare pas një beteje me kancerin në pancreas.(Bordo.al)

Lini një Përgjigje