Në datat 3 deri me 7 Gusht u mbajt një event përkujtimor në nder të Ismail Kadaresë në Kalanë e Ulqinit.
Eventi ishte kompozuar si një tryezë shkencore por me frymë intelektuale. Panelet u moderuan nga Haxhi Shabani.
Të pranishëm ishin figura të njohura të letrave shqipe si Ali Aliu, Sadik Bejko, Mehmet Kraja dhe botuesi i Kadaresë Bujar Hudhri, njëkohësisht dhe pronari i shtëpisë botuese “Onufri”.
Nën përqafimin e ajrit të natës eventi ishte njëkohësisht një nderim por dhe një kremtim për shkrimtarin dhe për penën më të madhe të shqiptarisë në shekuj. A.K./TemA