Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kremton sot 35-vjetorin e rihapjes së Xhamisë së Et’hem Beut dhe rikthimit të lirisë së besimit.
Xhamia e Et’hem Beut është një xhami e shekullit të 18-të, monument kulture, e pozicionuar në qendër të kryeqytetit. Ajo u mbyll gjatë regjimit komunist ashtu si edhe të gjitha objektet e tjera të kultit anembanë vendit. Rihapja e xhamisë u bë në 18 janar të vitit 1991 nga një grup nismëtarësh si: Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rysheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj., duke i rikthyer asaj funksionin e dikurshëm si një vend i adhurimit të Zotit. Rihapja u bë pa lejen e autoriteteve.
Komuniteti Mysliman kujton se në vitin 1991, rreth 10 mijë persona u mblodhën rreth saj, megjithatë policia nuk ndërhyri.
Xhamia e Et’hem Beut është e mbuluar nga afreske në pjesën e jashtme dhe tek portiku, ku shfaqen pemë, ujëvara e ura, të cilat rrallëherë shihen në artin islam, ku mbizotërojnë si zbukurime, format gjeometrike dhe kaligrafia.
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm që shënoi rikthimin e jetës fetare në vend, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi një aktivitet në ambientet e Xhamisë së Et’hem Beut nga ku 35 vite më parë u dëgjua sërish zëri i ezanit pas disa dekadash heshtjeje. Në program pati lexim Kurani, përjetime dhe dëshmi nga kjo periudhë e rëndësishme si dhe vlerësime për personalitete që kanë kontribuar ndër vite në shërbim të fesë dhe dijes.
E ndërtuar në vitin 1820, Xhamia e Et’hem Beut Tiranë është një ndër monumentet më të rralla të trashëgimisë sonë kulturore e cila iu nënshtrua restaurimit në vitin 2018 në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. A.K./TemA
Cer bohet kshu mer laneta turq,big xhami m'taxim square e doni me hi m'evrop....!?
Milet pervers, vazhdojnete festojne, bastardimin e races, nga europiane, ne bastard te pushtimit osman.
SHQIPTARET JAN 80% MYSLYMAN ,,,TI RUAJN DHE TI MIREMBAJNE XHAMIT DHE TEQET ,,,SE ATO U LAN TE PARET ,,,NGA ALLAU ,,
Or debses Tani Baba Tomorrin na e bete Abaz Aliu nga Arabci dmth vendlindja zeusit na doli Arabi ...o zot cfare eshte me kete popull .????
Hajde kapter T'hemja mlidh kulishat në Anadoll, mbathu nga një palë shapka dhe brekë me vrimë nga prapa dhe marsh para xhamisë se po ju pret hoxha aty në majë. Kur t'i ngrini bathët përpjet nga dielli mos harroni të bëni betimin që ju la amanet sulltani që ju shk*dheu pragun pesë shekuj me radhë: Dumbabá të qofshim fal, Ne për ty kemi veç mall. Dumbabá, je allahu vetë, Që na mbron e na jep jetë.
Ky festim tregon se sa shumë të këqia na ka lënë shtypja osmane. Sa turp në ketë shekull të gëzohesh për xhami të pushtuesve që deshi të zhduk shqiptarët nga faqja e dheut!!!