Krenari dhe paragjykim

5 Prill 2026, 19:48Kulturë Adri Kalaja

Krenari dhe paragjykim

 Një prej autoreve më të dashura prej të gjithë bibliofilëve anëkënd botës është Xhejn Osten. Jo për sensin e saj të humorit dhe ndjenjën e aventurës sa për sigurinë dhe ngrohtësinë që arrin të krijojë me fjalët e saj. Librat e Xhejn Osten ka një “aromë shtëpie”, janë shumë të prekshëm dhe komunikativë.

Libri më i famshëm i Xhejn Osten është “Krenari dhe paragjykim”, një roman i gjatë i cili rrëfen rritjen dhe jetën e personazhit kryesor, që është një grua, pra Elizabeth Benet.

Elizabeta rritet mes ngrohtësisë familjare por dhe mes vështirësive. Ajo është pjesë e një familjeje të madhe si dhe ishte traditë në shekullin e 19. Ajo merret me lexime, edukohet me sjelljet e një zonje dhe një ditë ëndërron të martohet, dhe të njëjtën gjë ëndërron dhe familja e saj për të.

Gjithçka ndryshon kur në jetën e saj hyn zoti Darsi, një personazh i ëmbël dhe altruist, jo një hero i vërtetë në kuptim kalorsiak por një fanar ndriçues mes stuhisë.

Për ta bërë më tërheqës romanin autorja ka zgjedhur që “personazhi i keq” për të kompletuar luftën e mirës me të keqen të jenë borxhet dhe mangësitë ekonomike, kjo vetëm sa ja shton dozën e humanizmit romanit, e bën më të prekshëm dhe më njerëzor, dhe një kënaqësi për t’u lexuar.

“Krenari dhe paragjykim” është një libër që nuk duhet humbur. Ai ka ardhur në shqip për shtëpinë botuese Toena nga përkthimi i Enit Steiner-Karafili.

2 Komente

  1. L
    Lexues i Gazetes TEMA

    Gazeta TEMA do të bëhet agjenci reklamash, do të ndryshojë fokus? Nuk ka mënyrë tjetër pë reklama, por na paraqiten recensa librash?!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Reply to Lexues i Gazetes TEMA

      Po me çfarë do jetojnë të gjorët?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje