Kur skena të surprizon, Salsano Rrapi rrëzohet në skenë, por e kthen momentin në spektakël

2 Gusht 2025, 10:03Kulturë TEMA
Kur skena të surprizon, Salsano Rrapi rrëzohet në skenë, por

Një episod i papritur, por edhe i ngarkuar me humor spontan, ka ndodhur së fundmi në Bulqizë, gjatë një shfaqjeje ku mori pjesë aktori i dashur i komedisë, Salsano Rrapi. Teksa ndodhej në kulmin e një skeçi së bashku me kolegët e tij, një lëvizje e shpejtë drejt skajit të skenës e bëri aktorin të humbasë ekuilibrin dhe të përfundonte për një moment në tokë.

Publiku, i befasuar fillimisht, shpërtheu në të qeshura, jo për rrëzimin në vetvete, por për natyrshmërinë me të cilën Salsano u ngrit dhe e vazhdoi shfaqjen si një profesionist i vërtetë, duke e kthyer këtë incident në një pjesë të bukur të spektaklit, shkruan kultplus.

Ngjarja, që tashmë po qarkullon edhe në rrjetet sociale ku Salsano e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij, u prit me shumë pozitivitet. Aktori konfirmoi me humor se gjithçka përfundoi pa asnjë pasojë fizike dhe me shumë të qeshura.

Ky moment është një kujtesë e këndshme se skena nuk është gjithmonë perfekte, por pikërisht aty qëndron bukuria e saj. Aksidentet e vogla, kur përballohen me shpirt sportiv dhe dashuri për artin, kthehen në pjesë të paharrueshme të shfaqjes. Dhe kur ke në skenë një aktor si Salsano Rrapi, edhe rrëzimet marrin duartrokitje.

Lini një Përgjigje