Kur të vdes unë

13 Dhjetor 2024, 20:45Kulturë TEMA
Kur të vdes unë

Nga Petrit Ruka

Kur të vdes unë mbylle derën me çelës dhe pi e pi atë natë
Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë
( Zot, janë shumë, një kantinë e tërë,)
Pi edhe shamë që të tradhtova me vdekje
Burrë i pabesë, …si uji në rërë…
Kur të vdes lexo nja dy këngë të miat, të trishta
Pastaj grisi në dysheme
(Pa pikë mëshire, pa lot,)
Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,
Që s’t’u bëra poeti më i mirë në botë.
Për inatin tim nxirri gjinj jashtë këmishës
Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,
(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)
Po tashmë kam ikur e si të ta them
Që për to do të rrotullohem
Edhe brenda në varr…

 

 

1 Komente

  1. n
    nje shqiptar

    E kam thene, dhe me vjen mire ta perseris pa fund, ky truall europian,qe eshte shndrruar,ne nje gjiriz qe kundermon keq nga shekuj pushtimi shperfytyrues dushmani dhe nga bastarde vendas,, guxojne dhe mbijne ralle dhe trandafila ere shume, qe i perkasin dhe botes mbare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje