Më datën 25 gusht 2024 është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare studiuesja Genciana Abazi-Egro, e cila prej vitesh ishte punonjëse shkencore pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë).
Lajmin përmes një njoftimi të trishtë e bëri publik Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave ku Genciana Abazi-Egro ishte anëtare.
Genciana Abazi-Egro ka qenë studiuese e afirmuar në fushë të gjurmimeve mbi tekstologjinë dhe orientalistikën, mbi letërsinë e divanit dhe figurat kryesore të rrymës letrare të autorëve që kanë shkruar me alfabet arab.
Genciana Egro është autore e dy botimeve të rëndësishme kritike të veprave të Nezim Beratit (2009) dhe Hasan Zyko Kamberit (2017), realizuar dhe dalë nga shtypi nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Departamenti i Studimeve Letrare).
Genciana Egro është autore e një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe artikujsh shkencorë mbi autorë, dukuri e vepra që lidhen me letërsinë shqipe të shkruar me alfabet arab, por dhe drejtuese shkencore e disa punimeve doktorale të mbrojtura me sukses në shkollën e studimeve doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Një pjesë e mirë e artikujve të saj mbi këto fusha studimi janë të botuara në revistat “Studime filologjike” dhe “Studime historike”.
Nga janari i vitit 2017 ajo ka qenë dhe titullare e lëndëve Analizë Kritike e Ligjërimit dhe Semiotikë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Largimi i saj nga jeta është një humbje e madhe për të afërmit e saj, po dhe për komunitetin shkencor të cilit ajo i përkiste. A.K./TemA
Ngushellimet ma te sinqerta per familjen.
Gjyaf qe paska ikur kaq e re . i qofte dheu i lehte se paska qene edhe studjuese shume e mire. Ngushellime Familjareve !
Respekt e ngushellime familjes!
Ngushëllime familjes! Humbje jo vetëm për familjen por dhe për miqtë e kolegë akademik. Ka lënë vepra të çmuara pas për brezat në vazhdim. Zoti i dhëntë forcë familjes!
Me vjen shum keq per vdekjen e para kohshme mosh e re , Njeriu eshte kapitali mej qmuari I Botes. Zoti dhashte kivet familjes ,e te afermit e saij, qofte ne doren e Zotit ,dheu I tokes qofte I lete .Mjeksija te kete modernixime te specializuar qe njeriut te jetoje jet te gjate. Mjeksija eshte shum e mbrapa mbetur ne gjith boten mbare .Njeriu dikur para 5 mije vitesh jetonte deri ne moshen 500 vjeq.
Po ti nuk shkrujte me iniciale,po vune Emrin,dhe per ata qe te njohin te thon : Amaaan hiku dhe menja e ktij..... kaq e pati !
Eh mor trap që të duket vetja I mençur... jeton kali në maj të malit, jeton dhe edmond miza në mut të kalit.
Lek! Kur dëgjon Çakon ik per lesh para 5 mike vitesh njerëzit jetonin 500 vjet thot
Ngushllime familjes, miqëve dhe kolegëve! Humbje e madhe por ngushëllim është vepra e saj.