Një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën tonë kulturore është ardhja më 2025 e romanit të Lea YPIT "Të poshtëruarit". Është një ngjarje kulmore, për më tepër.
Në krah të romanit të Kadaresë "Kronikë më gur" nuk mendoja se do të vinte ndonjë vepër e një autori tjetër shqiptar kaq mahnitëse dhe kaq e thellë.
Roman me subjekt, me personazhe realë e të sajuar.... një sagë gati 100 vjeçare familjare e historike; njëherësh eseistik ...
Madje kjo vepër e Lea Ypit ka një përmasë dostojevskiane të tragjikes dhe të zymtisë pa shkak, një përmasë demoniake në përshkrimin e zbulimin e pakuptimësisë së vuajtjeve të pamerituara e të thellësisë së durimit mbinjerëzor të tyre.
Libri ka një përbërës që e gjen te Tolstoi, te klasikët rusë: të ngjan krejt i vërtetë në atë që përshkruan, në atë që thotë, në atë që lë të nënkuptuar.
Në këto kohë që të duket se gjithçka rend e njeriu nuk ka kohë të kthejë kokën pas, vjen një mbesë e na rindërton e jetën e gjyshes, të gjyshërve të saj, na rindërton të kaluarën tonë si histori faktesh të jashtme, por dhe si histori e brendshme e përjetimeve në gjak e në lëkurë njeriu e këtyre hip-e-zbritjeve të epokave si të një rruge me zigzage të thepisura.
Është një autore e mençur, kur e kur nga pak cinike, po aq dhe e dhemshur, sa cili gjysh nuk do ta kishte zili një mbesë të tillë. Në këtë kuptim ky libër është gati krejtësisht personal. Drithërues. Po që i fsheh lotët pas një "cinizmi", a amalgame përsiatjesh që të hedhin mbi kokë kova me ujë të ftohtë akull, përsiatje ekzistenciale mbi kuptimin e jetën, mbi dinjitetin, mbi lirinë, mbi fatin, fajësinë, mbi vuajtjen, përgjegjësinë etj. Të ndodhurave e jetës mbi ne a u japim dot një kuptim... ndaj përsiatjet merren e rimerren, rregullohen e bluhen si drithi në mulli.
Një libër që duhet të ndalesh... ta lexosh.
Këto ishin mbresa të shpejta. Jam i sigurtë se shumë shpejt ky libër me peshën e vet do bëj një vend të qendrueshëm në raftet e fondit më të mirë në bibliotekat tona.
Natyrisht mos është ajo zonja që i thurte elozhe Edit kur ishte në Franc e natyrshëm do mari reston një shprhje inkon është të jap që një ditë të ma kthesh Kështu e dashura gazeta TEMA se jam një lexues i regullt në vite
Me i permbajtur mor mik! Libri per te cilin po thur dithirambe eshte me shume se i zakonshem! Perqasjet me Kadarene, Distojevskin e Tolstoin jane jane te teperta!
Uau!
Pa dashur te marr rrolin e nihilistit,libri qe ka shkruar zonjusha eshte medioker miku im.Ka ne qarkullim libra te mrekullueshem nga autore shqiptare qe jane me lart se ky qe ju citoni,por askush nuk merr guximin ti barazojne me Kadarene....e te tjere.Nuk di ta spjegoje ,se cfar ka ndodhur me turravrapin per ti dhene kaq vlera nje zonjushe qe vet duhet ta kuptoje qe librin e ben te madh buka qe ka brenda e jo levdatat pa sens-dhe duhet tu thote ndal makiazhisteve!
Ky liber eshte peralle nga e kaluara e Lea Ypes dhe askujt nuk i i ntereson kjo lloj historie pervec familjes Ypi si dhe biznes it te saj te bej ca para duke ju mbushur mendjen mileteti se po ben HISTORI ? Peralla te tilla ka cdo familje Shqipetare akoma me interesante dhe te dhimbeshme . Lea kerkon te shes sapunin pe DJATH ? Per ju gazetare qe i beni reklame znj Lea , mire beni se do te nxirni buken e gojes , jemi ne ekonomi tregu ..!!!!
O gazetar ti qe krahason Lean me Dostojevskin : Interesantja ke libri i zonjes eshte qe tregon per gjyshen se kishte merak , a kishte ketu parfum te firmes chanell ???? Shqiperia dihej sa e varfer ishte ne ato kohera , gjyshja e Leas kerkonte TANGARLLIK dhe Leas me siguri I ka ngele ky merak qe nuk i eshte plotesuar gjyshes se saj ? Nuk e di qe Dostojevski ne librat e vete te kete kete mentalitet ????
Po citoj disa vargje te nje poeti RUS : Mbi te thinjun , shesh te detit , era fryn e mblidhen rete , midis detit edhe reve , kryelarte shkon ZGALEMI si e zeze vetetetime , prek me krahe ai dallget , hidhet reve dhe gelthet dhe rete gjegjin , KLITHME te atij Shpendi ??? Mer mundimin o gazetar lexo keto rjeshta , ne qoftese ke mbaruar per gjuhe-Letersi duhet te jene te njohura per ty , nxiri kuptimin dhe pastaj krahaso Lea ypin me Dostojevskin , Leon Tolstoin apo te tjere koka ..!!!!
Ne kete vilajet, mor bejko, ku gelojne dhe jetojne, qenie me tru te gjymtuar, ne menyre ireversible, nga pushtimi menxyroses dhe denatyrues turk, ky tru i semure merre dy pozicione: Ose mohimin ekstrem ose hyjnizimin e ndodhive. Dhe a shkroi sadopak Ypi hanem, per kete gjeme te papare dhe qe vazhdon pushtimi turk, nga i cili te paret e saj, ishin ne majat e tij, qe u dhuronte dhe pasurine te benin dhe pushime luksoze ne europe. Dhe kush iahin me shume te poshteruar, te paret e Ypit, qe ishin ne majat e tradhetise te Gjergj Kastriotit, apo shqiptaret te shndrruar ne bujkrober nga ky pushtim menxyroses.