Rrëfenja e shërbëtores

18 Janar 2026, 17:42Kulturë Adri Kalaja

Rrëfenja e shërbëtores

Në epokën kur përherë e më shumë po sundon informaliteti teknologjik dhe të menduarit majtist vetëm sa i jep pak kripë gjeopolitikës ndërkombëtare. Në kohët kur në Iran (më në fund) kanë shpërthyer protestat kundër më të keqit prej regjimeve totalitare duhet të kujtojmë dhe një libër tejet të nevojshëm për të shpjeguar situate të tilla ekzistenciale.

Libri titullohet “Rrëfenja e shërbëtores” nga Margaret Atwood dhe rrëfen për një botë totalitare ku mungon liria dhe mungon liria për frymëzim.

Në shumë prizme libri ngjan me kryeveprën e Orwellit “1984” dhe rrëfen të vërtetën e tmerrit totalitar nga një pikëpamje tërësisht subjektive dhe normale, nga ajo e një shërbëtoreje të thjeshtë e cila ka marrëdhëniet e saj me njerëz, por ndryshe nga heroi i Orwell, ajo asnjëherë nuk tradhtohet dhe asnjëherë nuk përpiqet të luftojë me bishën diktatoriale.

Në fakt Margaret Atwood është një shkrimtare e mirënjohur për mënyrën e saj të rrëfimit, jo për subjektin (që gjejmë rast ta themi se e merr nga një pasazh biblik), ajo rrëfen në mënyrë minimaliste dhe përpiqet sa më pak t’i japë tis tragjik ngjarjes.

Personazhi i saj duhet të jetë i lehtë dhe ta marrë jetën pa ndonjë rezistencë, duke e pranuar fatin e vet, amor fati do thoshte Niçe, dhe kështu bën.

Për të gjithë shqiptarët që përjetuan dikaturën e Hoxhës nuk mund t’i mësojmë çfarë do të thotë shtypje dhe as mund t’i themi: ja, një libër tjetër për dhunën totalitare. Por mund t’u themi, atyre që e duan letërsinë: “lexoni prozën e Atwood!”.

 

1 Komente

  1. c
    chp

    dikaturën e Hoxhës kishte lezet ta shaje dhe denigroje deri ne mars 1997 _ Ajo diktature kishte qene e nevojeshme dhe e domosdoshme qe te mbijetonte ai vend i cili po shkon ne kufinjte e egzistences ne ditet e sotme te demon kracise

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje