LIBRI I DITËS: “Gruaja që nuk fjeti kurrë”, kur rrezja e shpresës solli ndryshimin

1 Shkurt 2026, 15:16Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: “Gruaja që nuk fjeti kurrë”, kur

Ndërsa lexoja këtë botim, fëmijëria e Sofisë m'u shfaq si ajo e një luleje të brishtë që guxon të mbijë e të rritet mes gurësh plot thepa. Sofia nuk e njohu kurrë ngrohtësinë e një buzëqeshjeje, por vetëm dhunën e një babai të pashpirt, të përpirë krejtësisht nga alkooli. Një ditë, ajo vendosi ta linte pas rininë e mbushur me dhimbje, për të ndërtuar familjen e saj.
Martesa erdhi me premtime dhe shpresa, por shumë shpejt, dhuna dhe poshtërimi u bënë pjesë e përditshmërisë. Megjithatë, rrezja e dritës dhe e shpresës nuk u shua kurrë në shpirtin e Sofisë. Tashmë, ajo nuk luftonte vetëm për veten, por edhe për fëmijën e saj të parë.
Brenda Sofisë u zgjua një forcë që nuk e kishte njohur më parë, forca për t'u shkëputur përfundimisht nga rruga e errët e bashkëshortit dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ajo e kuptoi se fuqia e vërtetë nuk vjen nga të tjerët, por nga vetvetja.
Dhe pikërisht kjo forcë këputi përfundimisht zinxhirët e psherëtimave, duke i hapur rrugën lumturisë, jo si luks i jetës, por si një e drejtë e saj njerëzore.
Et'hem Ruka.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR
NGA MAPO.AL
TITULLI: " GRUAJA QE NUK FLINTE KURR"
AUTORI: Denisa Kele
KATEGORIA: Shkenca shoqërore dhe zhvillimi individual
SHTËPIA BOTUESE: ARGETA
NUMRI I FAQEVE: 221
ÇMIMI: 1200 Lekë
VITI I PUBLIKIMIT: 2026

/mapo/

Lini një Përgjigje