Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë shekullit XX, në një botim nga Instituti i Historisë

1 Gusht 2023, 21:10Kulturë TEMA
Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë shekullit XX, në

Ilirjan Agolli

Instituti i Historisë sapo ka publikuar në Tiranë vëllimin dygjuhësh me studime “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në shekullin XX”.

Studiues nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës trajtojnë për herë të parë të gjithë periudhat e raporteve dypalëshe: nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërprerja e tyre gjatë regjimit komunist dhe deri tek vitet e tranzicionit.

Autorët besojnë se historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane sjell shumë mesazhe edhe për ditët e sotme.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vendosën në fund të korrikut të vitit 1922, ndërsa botimi i Institutit të Historisë është libri i parë i plotë e profesional mbi raportet shqiptaro-amerikane përgjatë një shekulli.

Studimet e 12 autorëve shqiptarë dhe amerikanë sjellin një sërë dokumentash, gjetjesh dhe tezash të reja, bazuar në arkivat e të dy vendeve si dhe shteteve të tjerë.

Studiuesit kanë vlerësuar nga këndvështrimi historik dhe aktual lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, aleanca preferenciale mes tyre në fillim të shekullit XX, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike si dhe vetizolimi i thellë i Tiranës gjatë regjimit komunist.

Drejtuesi i Institutit të Historisë, dr. Afrim Krasniqi thotë se marrëdhëniet shqiptaro - amerikane aktualisht janë të shkëlqyera, por disa politikanë shqiptarë shpesh i shohin gabimisht si raporte personale, duke lënë mënjanë zbatimin e parimeve demokratike, që SHBA ia kujton shpesh Shqipërisë si standarte që duhen përmbushur.

“Shqipëria nuk duhet t’i ndërtojë marrëdhëniet me SHBA-të si marrëdhënie personale midis liderve, ose midis partive të caktuara, ose grupeve lobuese, por si marrëdhënie të qëndrueshme institucionale. Dhe që të bëhet kjo gjë, atëherë duhet që disa prej parimeve demokratike që vijnë nga SHBA-të dhe për të cilat ne i duam SHBA-të, për të cilat ne besojmë dhe citojmë SHBA-të, duhet të zbatohen në Shqipëri. Shqipëria duhet të ketë një qasje më konstruktive ndaj kritikave, sugjerimeve, rekomandimeve dhe asistencës amerikane në Shqipëri dhe të arrijmë të kapim momentin, në mënyrë që jo vetëm të mos cënojmë këto marrëdhënie për shkak të problematikave të brendshme, por edhe të mos humbasim interesin amerikan si faktor shqiptar në Ballkan”, thotë zoti Krasniqi.

Autorët analizuan qëndrimet e skajshme të Shqipërisë nga vetizolimi i komunizmit, deri tek shpallja e SHBA-ve si aleat strategjik, madje u bë një nga dy vendet me përkrahjen më të madhe ndaj SHBA-ve.

Studiuesi Afrim Krasniqi se gjatë tranzicionit Shqipëria shfaq në mënyrë periodike kriza mosbesimi në raport me SHBA-të, dhe elitat politike janë gjithmonë kritike ndaj Uashingtonit sa herë që SHBA kritikon fenomenet negative në Shqipëri.

Ai shton se në zhvillimet e vitit të fundit ka një përpjekje për të kërkuar aktorë të tretë, për të kërkuar skenarë që dobësojnë mesazhin amerikan dhe nuk e përcjellin tek shoqëria shqiptare.

“Para se ne ta duam SHBA-të dhe të përdorim slogane, siç përdorin liderët tanë, do të duhet që qytetarët ta ndjejnë, ta kuptojnë, ta prekin dhe ta pranojnë këshillën dhe rolin amerikan, gjë që aktualisht nuk po ndodh në Shqipëri. Politikanët shqiptarë e përdorin dhe e keqpërdorin SHBA-të në propagandë për nevoja politike të ditës, por refuzojnë sa herë që SHBA-të japin kontribute, që lidhen me shtetin dhe me shoqërinë shqiptare”, thotë zoti Krasniqi.

Historianët kanë studiuar zhvillimet mes dy vendeve qysh kur SHBA e njohu Shqipërinë si shtet dhe përdori veton pozitive pro saj pas luftës së parë botërore, ndërsa pas luftës së dytë botërore Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që refuzoi praninë diplomatike të SHBA-ve

vlerësojnë se shqiptarët i duan SHBA-të për shkak të vlerave demokratike, si një shtet që kujdeset për Shqipërinë, që ndan përvojat, mëson prej tyre, përfiton nga ndihma në forcimin e institucioneve demokratike.

Ata theksojnë se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Tiranës po vendosen në kushte të reja kur Shqipëria do të hyjë në BE. Zoti Krasniqi thotë se ndërsa Shqipëria po ecën drejt BE-së, raportet e saj me Uashingtonin dhe Brukselin duhen studiuar në dobi të të ardhmes.

“Në Shqipëri nuk ka një debat publik, nuk ka një debat politik, nuk ka një qasje institucionale, nuk ka një strategji afatgjatë dhe nuk ka një dokument apo një paper informale, të cilat të mund të analizojnë raportet dypalëshe si dhe raportet me Bashkimin Europian për të parë ku është vendi i Shqipërisë në dekadat e ardhshme. Qëllimi i këtij botimi me studime është për të sjellë nevojën e këtij debati në këto institucione. Për shkak se në Shqipëri mungojnë edhe strukturat studimore për këtë pikë, Instituti i Historisë vendosi ta mbushë këtë boshllëk”, thotë zoti Krasniqi.

Autorët e studimeve janë Janush Bugajski, Bernd Fisher, Elidon Mëhilli, Afrim Krasniqi, Hamit Kaba, Beqir Meta, Ledia Dushku, Artan Hoxha, Edon Qesari, Valentina Duka, Pranvera Teli, Migena Leskoviku.

Libri përmban studime edhe mbi rolin e diasporës shqiptare në SHBA dhe strukutrën e saj, mbi rolin e Federatës Vatra në vite, si dhe ngjarjet kyçe kur ndërhyrjet amerikane kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë, e cila sipas tyre duhet shkruar si një pjesë e një procesi dhe jo si një ishull i ndarë e izoluar.

Ndaj studimet e botuara në këtë libër kanë arritur nivel të veçantë shkencor, me vlera referuese, sepse përbëjnë botimin më të plotë dhe integral për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

5 Komente

  1. K
    Ke te qaj me pare

    Mjafton te shohesh si masakrohet fjala anglisht "proceedings" duke u dhene ne formen "prooceding", per te kuptuar se vleresimi i marredhenieve shqiptaro-amerikane eshte marre peng nga drejtuesit katundare te Institutit te Historise e te se vetequajtures "Akademia e Studimeve Albanologjike". Nga Aleks Buda te Afrim Krasniqi: kukuuuuuuuuuu!

    1. Z
      Z

      Japonezet hengren dy bomba atomike nga amerikanet ,,,dhe prap jan me amerikanet ,,,haha ,,,,dhe shqipkaret ,,,,edhe bomba te hane ,,prap te thon rroft amer ,,,ika,,,,

      1. b
        ben

        "Z" me siguri eshte emri yt "Zorraxhi"-SHBA-ja respektohet nga shqiptaret per aresye historike. Ishte Presidenti Amerikan Thomas Woodrow Wilson, ai qe i doli ne mbrojtje shtetit te sapokrijuar shqiptar ne 1912-ten, kur fqinjet dhe "aleatet" e sotem Europiane per te cilet vdesin politikanet e sotem injorante shqiptare, donin te na coptonin duke i falur trojet tona antike sa majtas e sa djathtas, sikur nuk i mjaftonin ato troje qe sot ndodhen jasht kufinjve tane shteterore. Amerika na ka qendruar gjithmone prane gjate gjithe historise sone, qe nga koha e shteformimit dhe deri me sot. Po te mos ishte per SHBA-ne, Kosova do lengonte akoma nen cizmen e pushtuesit serb, prandaj do beje mire qe te mos e ndyje gojen me ato qe ke shkruar.

      2. thjeshte .1 Maredhenje midis Tutorit dhe kurves

        Pershendetje nga Arvizu - Ambasador mishmashi- Meksikani korrako Japoneze

        1. s
          shqip

          Nuk dua aspak te hyj ne debate me individe te nivelit medioker si keta zoterinjte ketu me lart, por ajo qe dua te them eshte se Shqiperia ekziston fale SHBA-se. Nuk thoshte kot Faik Konica: "Nene mos ki frike se ke djemte ne Amerike". Kontributi i Presidentit te 28-te amerikan Wilson e ka bere figuren e tij te pavdekshme ne vendin tone si dhe shtetin Amerikan, si vendin e shpreses per perparim e prosperitet. Kontributi i shtetit amerikan ne clirimin e Kosoves eshte nje faktor tjeter se perse shqiptaret jane populli me pro-amerikan ne bote. Packa se do ishte feminore qe te besosh se SHBA-ja ka ndihmuar Shqiperine dhe shqiptaret nisur nga ndjenja emocionale, fakt eshte se pamvaresisht se SHBA-ja ka patur interesat e veta strategjike, fakti qe kjo ka sjelle favore per ne si popull, eshte per tu vleresuar. Cdo shtet, ne marrdheniet e jashtme niset nga interesa gjeo-politike dhe strategjike, por ne duhet ti jemi perjete mirenjohese SHBA-se per sa ka bere deri sot per vendin dhe popullin tone. Komente si keto te ketyre zoterinjve me siper nuk e zhveftesojne respektin e shqiptareve per SHBA-ne, por ato jane turp per keta shqipfoles qe tregojne per nivelin e tyre te ulet intelektual e qytetar.

          Lini një Përgjigje