Muzeu i Minatorëve në Memaliaj, pikë referimi për vizitorët, pasqyron trashëgiminë industriale dhe historike të zonës

1 Gusht 2025, 15:03Kulturë TEMA
Muzeu i Minatorëve në Memaliaj, pikë referimi për

Muzeu i Minatorëve në Memaliaj, modest në përmasa, por i pasur në përmbajtje, po kthehet në një pikë referimi kulturore për vizitorët që zgjedhin të njihen më nga afër me historinë e zonës.

Muzeu i Memaliajt ruan dhe pasqyron trashëgiminë historike, kulturore dhe industriale të një qyteti që ka njohur transformime të mëdha ndër vite.

Ndërsa të dhënat e fundit që vijnë nga Drejtoria e Turizmit në Bashkinë Memaliaj flasin për mbi 600 vizitorë vetëm gjatë muajit korrik, të huaj, por edhe vendas.

Kemi pasur një numër të lartë vizitorësh, kryesisht familje emigrante apo ish-minatorë, të cilët me nostalgji shikojnë objektet dhe portrete të ndryshme. Muzeu sa po vjen e po pasurohet. Familjarët dhurojnë objektet që kanë në familjet e tyre dhe dokumente të ndryshme historike. Interesi nga guida të ndryshme turistike është shumë i lartë. Turistët e ndryshëm, qoftë ditorë, qoftë me guida, janë të interesuar për vërtetësinë e këtyre dokumenteve dhe habiten,” tregon Edmond Sala, përgjegjës i Muzeut.

Me koleksione që përfshijnë dokumente arkivore, objekte etnografike, relikte të periudhës së minierave dhe dëshmi të jetës së përditshme në zonë, institucioni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve, turistëve dhe të rinjve që kërkojnë të rikthehen te rrënjët, shkruan rtsh.

Lini një Përgjigje