“No Art Zone” e artistit Vladimir Myrtezai në COD, Rama: Për të mos u humbur

16 Tetor 2025, 09:07Kulturë TEMA
“No Art Zone” e artistit Vladimir Myrtezai në COD, Rama:

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, u çel sot ekspozita “NO ART ZONE”, nga artisti Vladimir Myrtezai.

Ekspozita shfaqet si një vazhdimësi e historisë së artistit, që fillimisht sfidoi paradigmën e artit të “Realizmit socialist” si instrument ideologjik.

Më tej, me ndryshimin e sistemeve, Vladimir Myrtezai nuk ia lejoi vetes të bëhej pre e narrativave shpesh herë të ngurta të artit bashkëkohor, që kthehen në një “liri” të institucionalizuar.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë artistë, kuratorë, intelektualë dhe dashamirës të artit, të cilët patën mundësinë të eksplorojnë veprat dhe të dialogojnë me autorin mbi procesin e krijimit dhe mesazhin e ekspozitës.

I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ftoi qytetarët që ta vizitojnë, ndërsa ndau edhe pamje nga ekspozita.

“Vladimir Myrtezai dhe e bija Noel kanë sjellë në COD një ekspozitë për të mos u humbur”, shkruan Rama.

Ekspozita “NO ART ZONE” fton vizitorët të reflektojnë mbi kufijtë e artit dhe lirinë e krijimit, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje