Ornela Vorpsi poston FOTOT e saj kur ishte modele

28 Mars 2025, 13:19Kulturë TEMA
Ornela Vorpsi poston FOTOT e saj kur ishte modele

Shkrimtarja e njohur shqiptare që është e përkthyer në mbi 20 gjuhë të botës ka postuar fotografi të hershme, e cila bën të ditur se përgjatë viteve të 90-ta, për të paguar studimet e saj në Brera Academy të Milanos, ajo bënte rolin e modeles.

Këto fotografi janë po të asaj periudhe, që Vorpsi e quan periudhë të vështirë të jetës së saj.

Ajo është fotografe, piktore dhe shkrimtare nga familja Vorpsi. Ornela ka studiuar ne Akademinë e Arteve ne Brera, Milano, dhe ka jetuar dhe punuar ne Paris që nga viti 1997.

Në vitin 2021, ajo u quajt një nga 35 shkrimtarët më të mirë të Evropës në kategoriine Fiksioni Europian më i Mirë nga Alexander Hemon dhe Zadie Smith.

Lini një Përgjigje