Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

15 Prill 2025, 14:13Kulturë TEMA
Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të jenë bashkorganizatorë të një ngjarjeje shumë të rëndësishme për botimet akademike e shkencore. Më 23-25 prill 2025 do të zhvillohet në Prishtinë edicioni IV i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor. Kjo veprimtari përkon me Ditën Ndërkombëtare të Librit.

Ky panair, i konsideruar si një festë e librit shqip, zhvillohet me alternim mes Tiranës dhe Prishtinës. Ceremonia e hapjes së panairit këtë vit do të bëhet në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Akademia e Shkencave e Shqipërisë prezantohet në këtë panair me stendën e vet, me botimet e saj më të reja të viteve të fundit dhe me emrat më përfaqësues të fushave të rëndësishme shkencore.

Ditën e parë të panairit, më 23 prill 2025, nga ora 14:00-16:00, ASHSH do të zhvillojë promovimet e botimeve më të fundit. Sipas programit, aty do të paraqiten:

“Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike” (vëll. 3) nga një grup autorësh;

“Orkestra Simfonike e RTSH” në 18 CD dhe “Albanian Identity in History and Traditional Performance” me autor Eno Koçon;

Tefë Topalli, “Krestomaci e albanologjisë” (vëll.1);

“Veshjet tradicionale në artin pamor shqiptar” nga Abaz Hado;

“The earthquake of 26 November 2019 and what can we learn” autor Rrapo Ormëni;

“Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945)” nga Marenglen Kasmi;

“Informacioni dhe evolucioni modular” nga Zyri Bajrami.

/atsh/

Lini një Përgjigje