Papa Kristo Negovani, frymëzuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

12 Shkurt 2025, 18:04Kulturë TEMA
Papa Kristo Negovani, frymëzuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot, në 120-vjetorin e ndarjes nga jeta, figurën e shquar patriotike Papa Kristo Negovani.

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.

Më 1897 iu kushtua tërësisht lëvrimit të gjuhës shqipe, lirisë e pavarësisë së vendit. Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij dhe me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë.

Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe. Dy ditë më vonë, më 12 shkurt 1905, Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe tre bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë.

Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin. Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj, si dhe shkroi e përktheu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik. 

6 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    Një shenjtor i kombit shqiptar

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kauri

      NUK ESHTE SHENJTOR ,,BERI PATRIOTIN SI PAPA DHE HENGRI PATATEN ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        SHENJTOR eshte o mama/moter/grua qire

        Përgjigjjuni
    2. a
      aleks

      u prefte ne paqe, si ka mundesi kaq urrejtje te kene patur keta bastardet greke, qe e them me bindje qe kane qene me origjine shqiptare, te vrasin nje shenjtor qe perpiqet te mbaje te gjalle gjuhen e nenes. O ZOT,

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andon

        Shum e thjeshte se duke mallkuar e persekutuar cdo gje shqiptare bashk me gjuhen perpiqeshin te fsjihnin historine e vertete te Greqise pas 1921. Greqine e krijuan shqiptaret orthodox qe nuk dinin nje llaf greqisht . Me jepni nje greqisht foles ne listen e heronjve te 1821-1831 . Nga 100 vete vetem nja 8 flisnin greqisht por ishin 100% vllahe

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jorgo

        vece lavdi edhe pse autoritetet e ketij vendi s'kane nje monument dhe mender kisha autoqefale s'ka nje lutje per kete SHENJT

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje