Zhvillohet nesër promovimi i përkthimit më të ri të Antonio Gramshit

12 Shkurt 2025, 11:45Kulturë TEMA
Zhvillohet nesër promovimi i përkthimit më të ri të

"Nesër, e enjte, 13 shkurt, në ora 17:00, ju ftojmë te Libraria Tirana Times për përurimin e botimit të "Çështja jugore", nga Antonio Gramsci.
Të ftuar për kumtesa do të jenë:
Francesco Giasi, Drejtor i Fondacionit "Gramsci",
Vito Saracino, Koordinator i Veprimtarive për Kërkimet me Jashtë i Fondacionit "Gramsci"
Alessandro Ruggera, Drejtor i Instituit Italian të Kulturës, Tiranë
Ju mirëpresim!"- shkruhet në komunikatën e Pikës Pa Sipërfaqe.

Antonio Gramshi është një prej mendimtarëve më të arrirë të së majtës së dikurshme. I burgosur nga regjimi i Musolinit dhe komunist në shpirt, ai njohet më së shumti për fletoret e burgut.

Botimi nga Pika Pa Sipërfaqe i "Çështja jugore" me përkthim nga Alfred Bushi është një lajm tejet i mirë. A.K./TemA

1 Komente

  1. Z
    Z.........

    Kam ndjesine se Antonio Gramshi ishte me shumë i majtë i moderuar, social-demokrat se sa komunist ne shpirt, kuptohet si e njeh "komunistin ne shpirt" brezi im, si ideologe se njeriu eshte qenie shoqerore pastaj biologjike, qe ne fakt është e kunderta... Kur i thanë Duces ta lironte se ishte i sëmurë, Ducja tha: të beje kerkese... Gramshi nuk pranoi dhe vdiq ne burg... Njetezit me karakter nuk jane ekstremiste te se keqes..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje