Presidenti Begaj viziton librarinë "Ulqini" (FOTOT)

12 Shkurt 2025, 09:14Kulturë TEMA
Presidenti Begaj viziton librarinë "Ulqini" (FOTOT)

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka vizituar ditën e djeshme librarinë e njohur Ulqini në Malin e Zi.

"Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj në Qendrën e Promovimit të librit shqip, Libraria Ulqini i jep rëndësi të posaçme punës sonë të përbashkët në misionin për ruajtjen e vlerave kombëtare, me theks të veçantë tek fjala e shkruar shqipe, që siç e tha edhe vetë Presidenti “gjuha shqipe është ADN-ja unifikuese e kombit tonë kudo në botë”.


Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për themelimin e kësaj qendre dhe përkrahja e vazhdueshme institucionale na inkurajojnë të punojmë edhe më fort për përmbushjen e amanetit të të parëve tanë të cilët sakrifikuan shumë për të ruajtuar gjuhën e bukur shqipe."- shkruan në komunikatën e librarisë.

Libraria Ulqini njihet për promovimin e letërsisë së mirë shqipe dhe ngritjen e gjuhës shqipe ndër shqiptarët që se kanë gjuhë amtare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje