Bahri Omari, intelektuali i dënuar nga “gjyqi special” i 1945-ës

11 Shkurt 2025, 18:32Kulturë TEMA
Bahri Omari, intelektuali i dënuar nga “gjyqi special” i

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi dje intelektualin, publicistin, veprimtarin, politikanin dhe ministrin e shtetit shqiptar, Bahri Omari (10 shkurt 1889-14 prill 1945).

Bahri Omari lindi në Gjirokastër dhe mësimet e para i mori në vendlindje. Studimet për Shkenca Politike-Administrative i kreu në Stamboll dhe me përfundimin e tyre u caktua nënprefekt i Himarës. Omari pati një kontribut të veçantë në organizimin e çetave për mbrojtjen e territorit shqiptar nga sulmet në jug të andartëve.

Më 1915, Bahri Omari u zhvendos në SHBA ku mori drejtimin e gazetës “Dielli”, organi i shtypit të federatës shqiptare “Vatra”. Në vitin 1919 u kthye në Shqipëri dhe u zgjodh dy herë deputet i prefekturës së Gjirokastrës në Këshillin Kombëtar, organi legjislativ asokohe, përkatësisht në vitet 1921 dhe 1923. Mbështeti qeverinë e Fan Nolit në vitin 1924.

Me kthimin në pushtet të Ahmet Zogut, Bahri Omari u largua nga Shqipëria dhe bashkohet me opozitën shqiptare në ekzil.

Në vitin 1939 u kthye përsëri në Shqipëri dhe në 1942 u bë pjesë e Ballit Kombëtar dhe u emërua ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës gjatë viteve 1943-44.

Me ardhjen e regjimit komunist, Bahri Omari arrestohet dhe dënohet me vdekje nga i ashtëquajturi “Gjyq Special” më 13 prill 1945. U ekzekutua tek Kodra e Priftit në Tiranë. Është dekoruar nga shteti shqiptar me urdhrin “Nderi i Kombit”. 

2 Komente

  1. F
    Flag

    Tani të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Kur të djathtët morën pushtetin në Greqi, i shfarosën komunistët e Ellasit. Kështu do ngjante edhe nëse ballistët do merrnin pushtetin. Do i zhduknin komunistët. Por pushtetin e morën komunistët që i zhdukën ballistët. Kur përplasen 2 vezë njëra thyhet.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Omar dhe "intellectual" !? Vec nje i cmendur mund ta besoi......!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje