“Përdorimi i gjuhës shqipe në media” – Tryezë nga AMA në Gjirokastër

12 Korrik 2025, 08:35Kulturë TEMA
“Përdorimi i gjuhës shqipe në media” –

“Përdorimi i gjuhës shqipe në media” ishte tryeza e diskutimit e mbajtur sot në ambientet e RTSH Gjirokastra nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e ndërgjegjësimit për përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe në medien audiovizive në kuadër të misionit të përbashkët për respektimin e standardeve gjuhësore dhe profesionale, transmeton rtsh.

Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa deklaroi: “Jo në pak raste, folësit tanë mediatikë kryejnë gabime për theksin tonik dhe theksin logjik të fjalës. Këto janë një përgjegjësi që lidhen me komunitetin profesional të gazetarëve, të cilët edhe nga pozita e raportimit, por edhe nga pozita e moderatorit televiziv duhet ta mbartin këtë si përgjegjësi dhe ta mishërojnë në artikulimin e përditshëm. Çdo dalje publike është përgjegjësi ndaj fjalës.

Në fjalën e tij, pedagogu i gazetarisë, Lutfi Dervishi, e vendosi theksin edhe te kujdesi që duhet treguar për ruajtjen e shqipes së pastër, përtej medieve.

Çështja është a do i mbijetojë dot globalizmit dhe teknologjisë, sepse gjuhët janë gjithmonë nën kërcënimin e faktorëve të jashtëm. Ka ardhur koha që kujdesi për gjuhën shqipe të shtohet, jo vetëm thjesht në media, por në sistemin arsimor, në administratën publike dhe në jetën e komunikimin e përditshëm,” u shpreh z. Dervishi.

Për gazetarët u shpërnda edhe botimi “Monitorimi i përdorimit të fjalëve të huaja në mediat audiovizive”.

1 Komente

  1. D
    Dritan

    Duket që gazekari që ka shkruajtur këtë artikull nuk e ka kapur mesazhin. Nuk ka fjalë "medie" në shqip. Media po, por kurrë medie.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje