Përmbyllen "Netët Korçare të poezisë"!

2 Qershor 2026, 13:15Kulturë TEMA
Përmbyllen "Netët Korçare të poezisë"!

Qyteti i Korçës përmbylli Festivalin Ndërkombëtar të Poetëve dhe Autorëve “Netët Korçare të Poezisë”, aktivitet të cilin kryebashkiaku Sotiraq Filo e cilësoi si një festë e vërtetë e fjalës së bukur në zemër të qytetit.

Ky ishte edicioni i 30-të i këtij aktiviteti.

“Për dy net me radhë, poetë nga e gjithë bota dhe Shqipëria ndanë me ne vargje që prekin shpirtin dhe i japin dritë ndjeshmërisë njerëzore”, u shpreh Sotiraq Filo i cili falënderoi pjesëmarrësit që e ngritën lart nivelin artistik të “Netëve të poezisë”.

Në këtë edicion morën pjesë 30 poetë e poetesha nga Shqipëria, trevat shqipfolëse dhe Evropa. Ata sollën prurjet më të mira, si dhe një shkëmbim mbresëlënës përvojash dhe eksperiencash letrare e poetike.

Poetesha Rita Petro dhe juria profesioniste e festivalit ndanë këto çmime:

ION Deaconescu – Rumani, çmim i “Netëve Korçare”

Odise Kote – Shqipëri, çmimi “Dritëro Agolli”

Claudia Piccino – Itali, çmimi “Asdreni”

Petro Golitsis – Greqi, çmim special.

“Netët e Poezisë” tashmë janë kthyer në një dëshmi të gjallë se kultura është dhe mbetet një nga shtyllat më të forta të identitetit qytetar korçar. A.K./TemA

Lini një Përgjigje