Petraq Kolevica: Një engjëll dhe një djall po grinden sot

28 Korrik 2025, 15:08Kulturë TEMA
Petraq Kolevica: Një engjëll dhe një djall po grinden sot

Një engjëll dhe një djall i hodhën zaret,
Për jetën time të shqetësuar.
Një engjëll dhe një djall po bëjnë llogaritë,
Ç’më mbeti ende për të paguar.

Një engjëll dhe një djall më ndoqën pas,
Në të përpjetat e kësaj jete.
Një engjëll po qesh dhe një djall po plas,
Që s’më pat bërë dot për vete.

Një engjëll dhe një djall po grinden sot,
Se kush ma merr shpirtin plot dhima.
Një engjëll dhe një djall por grinden kot,
Se shpirti im u shkri në rima.

 

Lini një Përgjigje