Vepra më lart e titulluar "Vjeshtë në Prespë" nga Sadik Kasa paraqet një peizazh të qetë dhe melankolik, ku ngjyrat e ngrohta të vjeshtës 'përqafojnë' liqenin dhe natyrën përreth.
Me këtë peizazh artisti sjell një ndjesi nostalgjie dhe lidhjeje të thellë me natyrën e Prespës.
Sadik Kasa, një ndër emrat e artit shqiptar, ka krijuar një trashëgimi të vyer përmes veprave të tij artistike, të cilat pasqyrojnë bukurinë dhe natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë.
Piktori elbasanas ka lindur, më 21 mars, në Ditën Botërore të Poezisë. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Kasa, përgjegjës i Galerisë së Arteve në Elbasan dhe drejtues i një galerie arti private në qytetin e tij, ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e artit shqiptar.
Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Kasa, përgjegjës i Galerisë së Arteve në Elbasan dhe drejtues i një galerie arti private në qytetin e tij, ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e artit shqiptar.
Kasa me penelin e tij të mprehtë dhe me ndjeshmërinë e tij të veçantë për natyrën, ka arritur të krijojë një stil të vetin, duke e mbajtur gjallë këtë traditë të pasur artistike. /liberale/
Lini një Përgjigje