QKK merr pjesë në takimin ndërkombëtar të Agjencive Europiane të Filmit

17 Shkurt 2026, 15:28Kulturë TEMA
QKK merr pjesë në takimin ndërkombëtar të Agjencive

Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Agjencive Evropiane të Filmit (EFAD).

QKK, e përfaqësuar në këtë takim nga kryetari i saj, Jonid Jorgji, bëri të ditur se, në fokus të diskutimeve ishin sfidat e reja të industrisë filmike në epokën digjitale, strategjitë e përbashkëta për fuqizimin e bashkëprodhimeve evropiane si dhe politikat që do të modelojnë të ardhmen e kinemasë.

“Shqipëria mbetet aktive në dialogun ndërkombëtar për të siguruar që kineastët tanë të jenë pjesë e rëndësishme e hartës kinematografike evropiane”, shkruhet në faqen online të QKK.

Në EFAD janë të anëtarësuar 38 vende evropiane: Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, me dy anëtarë për Belgjikën, si dhe Islanda, Norvegjia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria. A.K./TemA

Lini një Përgjigje