Më poshtë postimi i plotë i SHB "Onufri":

“Komisioni i festës” është botuar si interlud midis tre romaneve në librin “Ura me tri harqe”, më 1978.
Kjo vepër është bazuar mbi një nga ngjarjet më tragjike të historisë shqiptare, plojën e Manastirit, ku u masakruan me pabesi prej ushtrisë osmane rreth pesëqind prijës shqiptarë.
Kritika shqiptare e paskomunizmit ka kërkuar një lidhje simbolike midis kësaj vepre dhe tre romaneve që përbëjnë “Urën me tri harqe”.
Në të vërtetë, sipas pohimeve të autorit, bashkimi i katër veprave nën të njëjtin titull është bërë thjesht për të mos tërhequr vëmendjen me shumë botime.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje