Sociologu Tushi, “dush të ftohtë” medieve: Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj

8 Prill 2025, 08:25Kulturë TEMA
Sociologu Tushi, “dush të ftohtë” medieve: Tinka Kurti nuk

Aktorja e madhe Tinka Kurti ka zbuluar për herë të parë se jeton në një qendër rezidenciale për për trajtimin e të moshuarve në periferi të Tiranës.

Me anë të një videomesazhi që u transmetua në “Big Brother Albania VIP 4”, për aktorin Laert Vasili, ajo ka rrëfyer se tashmë jetonte në këtë qendër, duke kujtuar dhe aktoren tjetër të madhe, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”, deklaroi e madhja Tinka Kurti.

Por për të kuptuar më shumë mbi arsyet se pse fëmijët i braktisin familjarët e tyre duke i akomoduar në këto institucione, i ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte sociologu Gëzim Tushi.

“Problemi është kompleks dhe mbase ngjarja me aktoren e madhe Tinka Kurti shërbeu si moment për të hapur një temë shumë të rëndësishme për shoqërinë shqiptare në kohën e sotme.

Është një presion i madh demografik që na detyron ta trajtojmë temën e të moshuarve dhe trajtimin e tyre qoftë në rrafshin familjar, qoftë në institucionet e azileve, ditore apo të përhershme.

Fakti që numri i të moshuarve është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, ku kemi 730 mijë të moshuar që jetojnë me familjarët e tyre dhe disa prej tyre jetojnë të vetmuar si shkak i emigracionit dhe ikjes së fëmijëve të tyre, apo disa të tjerë që kanë qenë fatkeq në lidhjet e tyre bashkëshortre, apo siç është rasti shumë fatkeq i artistes tonë të madhe që ka humbur djalin e saj të vetëm dhe për pasojë mbeti e pashpresë dhe zgjidhja përfundimtare ishte trajtimi i saj në qendrën rezidenciale të të moshuarve.

Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është përdorimi i termit pezhorativ “azil”, kjo është e tmerrshme dhe fatale për një të moshuar, se sa përdorimi i këtij termi shumë të shëmtuar e shumë diskriminues.

Nuk janë azile, por aty trajtohen të moshuarit si klientë, ata janë pjesë e një strukture sociale e një shërbimi të një institucioni të specializuara që në një farë mënyre mundohen të zëvendësojnë familjen biologjike", u shpreh sociologu Gëzim Tushi.

 

14 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Po pse perpiqeni te zbukuroni nje realitet qe nuk eshte pozitiv per te moshuarit e sotem dhe per te moshuarit e neserm? Habitem edhe me prof. Tushin, i cili perdor terma "klient", "paguaj per sherbimin", etj.etj. Nuk eshte ceshtje termash, eshte ceshtje e rende (tragjedi, shprehet e sinqerta Kurti), e veshtire, qe do te veshtiresohet ne te ardhmen dhe si rrjedhim azilet apo qendrat komunitare, apo rezidencat e te moshuarve...quajini si te doni...do te jene dhe duhet te jene nje zgjidhje per te reduktuar mbi te gjitha vetmine e nje grupi social, qe mbi te gjitha vuan vetmine. Te jetosh mire, mes miqve, mes njerezve eshte gjeja me e rendesishme per te moshuarit. Cfare i duhet nje shtepi vetmitare nje te moshuari? Asgje, zero!!! Prandaj shteti, organizatat joqeveritare, fondacione, biznese duhet te investojne ne azile te tilla per t'i modernizuar, per te krijuar kushte, per t'i marketuar si duhet me qellim qe koncepti i azilit si "burgu i te moshuarve" apo "paradhoma e vdekjes" apo "braktisja nga familja" te mos jene me epiteti i nje vendi te keq, te zymte, tragjik - sic e quan Kurti -, por nje vend ku integrohen bashke nevojat e shoqerise dhe pergjigja ndaj atyre nevojave.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti 2

      Pra dhe ti ne fund e quan azil ,kjo ne boten e jashtme quhet istuticion rehabilitimi per moshen e trete,dhe jasht ka te mira dhe te keqija varet nga pagase etjer...nuk eshte ma komunizen jemi ne kapitalizem ,,,,,

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        C'rendesi ka si quhet? Thelbi eshte cfare ben. Pastaj termi "azil" vjen nga greqishtja e lashte, qe do te thote "tempull", vendi i lirise per te burgosurit qe shpetonin nga skllaveria, nga dhuna, nga braktisja, me pak fjale edhe nga ana terminologjike, azili nuk eshte fjale e keqe...perkundrazi! Por c'lidhje ka si quhet nje vend? E rendesishme eshte cfare ben ai vend? Si kujdeset per te moshuarit ne nevoje per t'u cliruar nga kthetrat e vetmise?

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ermal

          Shkodran, cfar zgjidhjesh mendon?

          Përgjigjjuni
      2. V
        Vala

        Eshte fat njerezor, por jo tragedies. Tragedies eshte Gerdeci e 21 Janari.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kirurg

          Saktë.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Idioti

          Kur femije ishe ne cerdhe e kopesht dremisje pleqeria vjen dhe si femije ndihesh (cikel)

          Përgjigjjuni
        3. A
          Ard

          Cfar prisni nga mediat qe komandohen nga njerez qe kan para por s'kan tru.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pet.

            Relativizimi qe ky sociolog, i cili madje del ne Tv pothuajse sa Kryeministri, eshte dicka mjaft e rende , e cila "ndihmon" ne ate qe eshte semundje e shoqerise :Braktisja e familjareve ne keto qendra.Baza e familjes kanr qene gjithmone prinderit apo gjysherit e moshuar.Te cilet kane ndihmuar ne rritjen e niperve dhe mbesave, si dhe kane kaluar te brezi i ri traditat e familjes. Shtepite e moshuarve jane nje realitet qe eshte i pranuar, por kjo duhet pare si nje zgjidhje e detyruar me shume se sa nje "vend-pushimi" apo biznes ( si e paraqiti Sociologu)

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Duhej ky sqarim, pasi ky diskutim doli nga binaret normal dhe mori karakter te shemtuar patriotiko-fetar. Paste pleqeri te rehatshme zonja Tinka e le ti shmange keto diskutime pa bereqet.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbëror Epiroti

                Nuk kam se ç'farë ti shtoj komentit të z. Shkodrani. E ka thënë saktë. Këta sociologët, psikologët apo institucionet sociale të studjojnë fenomenet e reja që krijohen gjatë zhvillimeve sociale dhe të paraprijnë me gjetjen e zgjidhjeve. Pra të paraprijnë, jo kur del nevoja turren nëpër media e na tregojnë se ka lindur ky apo ai fenommen. Duhen marrë masa para zmadhimit të fenomenit. I lini llafet dhe merruni me zgjidhjet. Tung

                Përgjigjjuni
                1. W
                  Washington

                  Mediat nje organizational terrorists psikologjike e licensure nga shteti qe shkaterron psikologjikisht qytetaret me mission pa orietim e strategies, por vetem para para dhe vetem para per nje grup skzofrenesh qe mendojne se Jane gazerar

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    I dashur zoti sciolog !.Shkurt dy gjëra to t'ju them .Vlerësoj mendimet tuaja por,unë që po ju shkruaj jam në moshë të madhe dhe vazhdimisht mendoj që njeriu në moshë të thyer jeton ,ose ka dëshirë të jetoj më gjatë vetëm të mund të shoh fëmijët edhe një ditë më shumë para se të iki nga kjo botë ,ku s'do kthehet më kurë.Në kohën e monizmit me që je vlonjat ishte turp ti çoje prindërit në azil .edhe pse atëherë kujdesi ishte shumë herë më i madh.Kjo tregonte se fëmijt nuk ishin të zotë për të mbajtur e trajtuar as prindërit e tyre .Kur merej mendimi për të ngritur një kuadër në detyrë mardhënia me prindërit ishte një nga kriteret.Jetë të gjatë për Loken e gjithë Shqiptarve..

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flutura

                      Ate qe i ke dhene femijes tend ate do te marresh ne fund fare!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje