Sot Bloomsday, kremtohet në gjithë botën "Uliksi" i Xhojsit!

16 Qershor 2026, 10:34Kulturë TEMA

Sot Bloomsday, kremtohet në gjithë botën "Uliksi" i

Kush njeh Xhojsin njeh Uliksin e bashkë me të, qepur në kujtesë, ka edhe personazhin Leopold Blum!

Që prej vitit 1954, 16 qershori në Dublin njihet si "Bloomsday" apo "Dita e Blumit", ku të gjithë dashamirësit e Xhojsit dhe të letërsisë në përgjithësi, mblidhen e organizojnë këtë festë letrare për të përkujtuar ditën në të cilën zhvillohen ngjarjet në romanin epik të Xhejms Xhojsit - në 16 qershor 1904. Xhojsi zgjodhi pikërisht këtë ditë për romanin e tij në nder të shëtitjes së parë me gruan e tij ardhshme Nora Barnakëll, e cila e frymëzoi atë për personazhin e Molli Blumit.

Pas gati 60 vjetësh "Bloomsday" ka kaluar kufijtë e qytetit të vogël Irandez duke u festuar botërisht, veçanërisht në vendet anglofile. Në shumë qytete, vit pas viti, ka përpjekje për ta lexuar të gjithë librin me zë të lartë, ndërsa në Dublin, turistët vishen me rrobat e fillimshekullit të kaluar dhe përshkojnë përgjatë gjithë ditës rrugët ku kanë ecur personazhet e Uliksit.

“Uliksi” konsiderohet nga shumë njerëz si romani më madhështor i shekullit të njëzetë. Padyshim, ai bëri të njohur “stream-of-consciousness technique” apo monologun e përroit të ndërgjegjes në tekstet letrare. Vepra i dha udhë letërsisë moderniste dhe eksperimentale.

Xhojsit iu deshën plot 2 vjet për të shkruar romanin voluminoz, dhe gati 2 të tjerë për ta botuar atë në Paris, në 1922. Refuzimit të botimit në Dublin, shkruesi Xhojs i qe përgjigjur me një siguri edhe më të parevokueshme: “Si të doni i nderuar Zotëri! Por ta dini ama, mospranimi i këtij libri ju bën përgjegjës për vonesën e qytetërimit në vendin tuaj.”

Jo rastësisht “Uliksi” për herë të parë në shqip erdhi në 2003 nga shtëpia botuese "Zenit Edition" dhe brenda 8 vjetësh ka parë 3 botime. A.K./TemA

Lini një Përgjigje