Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), përmes Seksionit të Arteve, do të organizojë ekspozitën personale të artistit dhe anëtarit korrespondent të ASHAK-ut, Ismet Jonuzi.
Ekspozita do të hapet sot, më 15 qershor 2026, në orën 12:00, në Galerinë e Akademisë në Prishtinë, ku publiku do të ketë mundësinë të njihet nga afër me krijimtarinë artistike të Jonuzit.
Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimit të Akademisë për promovimin e vlerave artistike dhe krijimtarisë bashkëkohore në Kosovë, duke sjellë para publikut veprat e një prej emrave të njohur të artit pamor në vend, transmeton KultPlus.
Organizatorët kanë ftuar artdashësit, studiuesit dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe të vizitojnë ekspozitën, e cila pritet të tërheqë interesim të veçantë nga komuniteti artistik dhe kulturor.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje