Teodor Keko: Dikush do thinjet nga dashuria

21 Shtator 2025, 21:28Kulturë TEMA

Gjuetari ngurosej tek shihte një fazan
si karafil të madh në degë.
Lepuj, dhelpra i vareshin në gjerdan,
po bukuria e mpinte dhe s’shtinte asnjëherë.

Muzg ishte kur më the: “Dua një fazan!”
Unë nuk guxoja të belbëzoja: “Të dua!”
S’ish çudi të vrisja edhe një luan,
vetëm ta kuptoje ç’më mundonte mua.

I thashë gjuetarit. Dhe ai u thinj.
Asnjë fjalë. S’premtoi. I kërrusur shkoi.
Në një pritë u ngrys, në një pritë u gdhi.
Dhe fazani erdhi. Erdhi. Ai shtiu.

Merre këtë fazan, dashuria ime!
Unë të dua! Për dashurinë sakrifikohet, Ja, kaq!
Vetëm dikush u thinj, dashuria shkakton dhe dhimbje,
Por të lutem, sërish plagë mos hap!

portret Teodor Keko
Teodor Keko

———————————————————————————–

 

Lini një Përgjigje