PIKTURA E DITËS: "Peizazh"- Nën penelin e mjeshtrit Mustafa Arapi

21 Shtator 2025, 18:25Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Peizazh"- Nën penelin e mjeshtrit Mustafa

Në peizazhin më lart piktori Mustafa Arapi ka paraqitur një pamje natyrore të qetë dhe harmonike, me shumëllojshmëri ngjyrash që krijojnë një atmosferë paqeje. Mjeshtëria e brushës së Arapit e bën natyrën të ndiejë të gjallë dhe shpirtërore.

Mustafa Arapi lindi në Tiranë më 23 korrik të vitit 1950 dhe u diplomua në vitin 1979 për pikturë në Fakultetin e Artit Pamor në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë.

Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993 – 2006.

Mustafa Arapi ishte artist i cili davarinte mjegullën që shpërfaqte krijimin dhe i jepte kuptim efekteve të dritës me ngjyra që përplaseshin në krejt arkitekturën e në objekte lokale tjera.

Ky ishte njëri prej efektve që përpilonte ballafaqimin e ngjyrave dhe përfitimin e thellë shpirtëror. Hija e ngjyrës që shpërfaqej nga qielli veçanërisht rretë ishin gri dhe nuk shqetësohej fare a kapte atë realitetin objektiv siç ishte, por më tepër ashtu siç e ndjente në një formë subjektive.

Piktori dhe studiuesi i njohur Mustafa Arapi u nda nga jeta, në moshën 71-vjeçare. /liberale/

Lini një Përgjigje