“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

23 Gusht 2025, 17:05Kulturë TEMA
“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”,

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica.

Libri “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, është botim i shtëpisë botuese “Erik”, i përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi. Mes 544 letrave është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës. Një pjesë e tyre është botuar në të përditshmen DITA.

Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit:

“Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”.

Botimi jep fakte, se si për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës (me të cilin ka pasur një letërkëmbim të gjatë në vitet 1945-1946):

“Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij me nderimet përkatëse si kampion i pavarësisë së Shqipërisë”.

Por Enver Hoxha nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

Më tej lexojmë t’i ketë shkruar Sejfulla Malëshovës:

“Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”.

As Malëshova nuk i ktheu përgjigje. Noli do të ikte nga kjo botë me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik-armikut të tij. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm në maj 1995. Ato u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.

/observer/

3 Komente

  1. A
    Agjenti

    Na plasi aari .... per konicen,, o tema mos na nxirrni lajme qe s kane vlere, konica lehte si langosh per se largu, asgje per vatanin ska ber, Noli po Atdhetar Nacionalist i madh ka qene.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T Q.

      Si ka mundesi qe Shqiptarve i " qellon apo i sjellin " drejtues qe e shkaterrojn e djegin kete vend.nuk kan dash Konic e Nol dhe sh te tjer......,Gj.kastriotin e tradheton nipi vet,pse shitemi pse pse behemi pjes e agjenturave Ruse,Serbe,dhe Greke .... perse ???!!!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biznesmeni

        Shume vetev su pelqen Konica apo Fishta se ishin te drejtperdrejt pradaj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje