VIDEO/ Virusi brenda nesh: Tobias Xhaxhiu për “Imun”, turpin dhe "shtëpinë" e xhamtë në të cilën jetojmë

7 Dhjetor 2025, 17:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Virusi brenda nesh: Tobias Xhaxhiu për “Imun”, turpin

Ç’ndodh me një mendje që nuk mund t’i besojë më perceptimeve të saj? Çfarë bëhemi kur frika riformëson botën rreth nesh, duke mos i lënë mjaftueshëm kohë të vërtetës për ta arritur? Pse disa plagë – turpi, vetmia, dëshira – duket sikur i mbijetojnë çdo kure që shpikim?

Këto janë disa nga pyetjet që qëndrojnë nën sipërfaqe në historinë e rrëfyer përmes romanit “Imun” të autorit Tobias Xhaxhiu, i cili është i ftuari i radhës në Apostrof Podcast. Xhaxhiu shprehet se ideja për këtë roman lindi në orët e para të pandemisë Covid-19, kur realiteti për një çast e humbi koherencën, duke e bërë botën t’i përngjante një romani fantastikoshkencor. Nga ky tension lindi Davidi, personazhi kryesor i romanit – një shkencëtar brilant, por një njeri i ftohtë e narcisist, i bindur se racionaliteti përbën një lloj imuniteti në vetvete – dhe Greta, bashkëshortja e tij, e izoluar në një shtëpi të xhamtë në Rivierën Shqiptare.

roman, një virus misterioz dhe mjaft tinzar prek jo vetëm trupin, por edhe mendjet e njerëzve. Ai nis me dhembje koke dhe ethe, ndërsa gradualisht mbërthen psikën e personazheve, duke iu shkaktuar atyre haluçinacione që shkrijnë kufijtë mes realitetit dhe fantazisë. Romani ndjek mënyrën se si infektimi nga ky virus, nxjerr në pah shumë nga gjërat që personazhet përpiqen t’i fshehin nga të tjerat, por shpesh edhe nga vetja. Por, paralelisht me botën e Davidit dhe të Gretës, Xhaxhiu ndërthur një intermezzo të dhimbshme, ku tregohet historia e një të riu shqiptar, i cili merr pjesë në një dating shoë, ku përfond i ngërthyer mes spektaklit dhe poshtërimit. Është një histori e shkurtër në roman, por që mbart një brengë shumë më të vjetër edhe se sa mosha e vetë personazhit.

Biseda shtrihet tek zbërthimi i romanit, por edhe tek gjithë ato gjëra që na “infektojnë” kohë përpara se ndonjë virus i vërtetë të shfaqet… Deformimet që trashëgojmë, dramat që përpiqemi t’i fshehim dhe dhunën e heshtur me të cilën shpesh mësohemi të bashkëjetojmë.