VIDEO: Viti "Maks Velo"/ Nderohet figura e tij dhe propozohet një "shtëpi muze" në homazh të tij

4 Shkurt 2025, 14:20Kulturë TEMA
VIDEO: Viti "Maks Velo"/ Nderohet figura e tij dhe propozohet një

Sot, në Muzeun e Kujtesës u shpall viti kombëtar Maks Velo në nder të disidentit, poetit, arkitektit dhe piktorit e shkrimtarit të madh.

Dr. Etleva Domi foli për rëndësinë e figurës së tij dhe në përgjithësi për veprën e kontributin e tij.

Maks Velo ishte një figurë e njohur përgjatë komunizmit, i njohur si liberal dhe bohem ai vishej ndryshe dhe fliste me kurajë për gjëra që në atë kohë nuk ishte kollaj të flitej.

I tillë mbeti deri në fund, i lirë dhe i pavarur, pavarësisht se lirinë e tij e pagoi shtrenjtë, me burg dhe fyerje, poshtërime e pezmatime, me varfëri dhe dënim.

Maks Velo ishte një figurë kontraverse por dhe një mik, mik i shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe europianist i përbetuar. I pëlqente të vishej dhe të pikturonte si Pikaso e Chagall. Dizajnoi hotel Arbanën e xhaminë, projekti i fundit i tij i papërfunduar.

Në takimin për Maks Velon u hodh ideja që të ketë një shtëpi muze në emër dhe nder të tij. Por ky realizim mbetet për tu parë. A.K./TemA