Në Teqenë e Melçanit besimtarët bektashinj festuan sot Ditën e Ashures, shkruan atsh.
Teqeja e Melçanit është një ndër tre teqetë më të vjetra të Shqipërisë dhe me vlera të mëdha të zhvillimit të besimit, kulturës dhe historisë së shqiptarëve. Ajo ngrihet majë një kodre në zonën perëndimore të kodrave në hyrje të Korçës, dhe rrëzë saj kalonte rruga e vjetër Kolonjë-Pogradec.
Kjo festë njihet si dita përkujtimore e Imam Hysenit, e cila vjen pas dhjetë ditëve agjërim në nder të dëshmorëve të Qerbelasë. Me kete rast, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo uroi të gjithë besimtarët bektashinj.
“Uroj që kjo ditë paqeje dhe solidariteti t’ju sjellë shëndet, dashuri dhe mbarësi në çdo familje!”, u shpreh Filo në rrjetet sociale.
Baba Abdullah Melçani, ishte i pari që 400 vjet të shkuara, mblodhi besimtarët bektashinj në teqenë e Melçanit, një qendër e zhvillimit kulturor dhe historik të Shqipërisë Juglindore. Objekti i kultit është ndërtuar pikërisht në themelet e teqesë së vjetër. 80 vjet më parë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e vendosur këtu, transferohet përfundimisht nga Teqeja e Melçanit dhe vendoset në Tiranë, ku ndodhet dhe aktualisht.
kjo ka qene kishe orthodokse por barbaret islamik e kthyen ne xhami siç bene me te gjitha kishat ne te gjithe shqiperine, mallkuar qofshi o bastarde, dhe helm ju befte ajo ashure qe hani o gjakperziere
NUK KA QE KISHE ORTHODHOKSE ,,MOS JA FUT KOT ,,,ORTHODHOKSET SHUMICEN E KISHAVE DHE MONASTIRVE I NDERTUAN NE KOHEN E P ,OSMANE ,,,NUK I PENGONIN ,,,DHE MYSLYMANET SHQIPFOLES NDERTONIN XHAMIJA DHE TEQE ,,,ALLAH EKBER ,,KRISTOS ANESTI ,,,AMIN