A është bota e gatshme për një hotel fluturues

7 Gusht 2022, 18:30Lifestyle TEMA

A është bota e gatshme për një hotel fluturues

Përvoja aktuale e fluturimit është bërë e mërzitshme është koha për risi të reja, që i bëjnë eksperiencat tona të fluturimit më të rehatshme.

Një video që imagjinon një botë në të cilën njerëzit mund të jetojnë në një hotel luksoz– në qiell – ka mahnitur internetin.

“Hoteli” përmban një pishinë, qendër tregtare dhe qendër sportive. Përvoja madje do të ishte pa karbon, e mundësuar nga 20 motorë elektrikë të ushqyer nga energjia e pastër bërthamore.

Videoja e krijuar nga Hashem Al-Ghaili, nga Berlini, i cili bën video duke përdorur imazhe të gjeneruara nga kompjuteri (CGI), tregon një aeroplan masiv me energji bërthamore që mund të transportonte deri në 5000 pasagjerë dhe të fluturonte 24/7 për vite të tëra. Videoja është parë më shumë se dy milionë herë në Facebook dhe YouTube.

Al-Ghaili thotë se ai u frymëzua nga një dizajn i krijuar nga koncept artisti Tony Holmsten. Ai mori idenë e Holmsten dhe e ktheu atë në një model 3D që ai e quajti “e ardhmja e transportit”.

Kur Al-Ghaili u pyet se sa njerëz do të duheshin për të fluturuar një aeroplan me përmasa kaq të mëdha, ai tha se do të ishte plotësisht autonom. “E gjithë kjo teknologji, dhe ju ende doni pilotë?”.

“Unë besoj se përvoja aktuale e fluturimit është bërë e lodhshme dhe e mërzitshme. Është koha për risi të reja, që i bëjnë eksperiencat tona të fluturimit më komode”, tha ai.

Al-Ghaili tha se shpreson se teknologjia e nevojshme për këtë projekt të ekzistojë deri në vitin 2040, por ka ende shumë pyetje në lidhje me realizueshmërinë e një koncepti si ky.

1 Komente

  1. t
    timo

    Risi të reja po rinojnë të rijtë tanë të rij!!! Ky duhet të jetë gazetar i "plepave" si puna e juristëve të plepave. Ju përshëndes!

    Lini një Përgjigje