A po zhduket fjala ‘grua’ – dhe çfarë po e zëvendëson atë?

4 Gusht 2022, 18:13Lifestyle TEMA

A po zhduket fjala ‘grua’ – dhe çfarë po e

Organizata të mëdha dhe një numër i madh politikanësh perëndimorë madje dhe fjalorë të famshëm si Oxford apo Merriem-Webster, kanë nisur të ndryshojnë përkufizimin e fjalës ‘grua’, si dhe përdorimin e saj në dialogun dhe retorikën e tyre.

Kjo lëvizje kishte nisur prej kohësh, por është bërë edhe më evidente kohët e fundit sidomos pas rrëzimit të ligjit të abortit me çështjen Roe vs Wade – katalizatorin e një debati të nxehtë midis mbështetësve të të drejtës për abort dhe atyre që mbështesin të drejtën e fetusit për të jetuar.

Që atëherë, këto organizata, e sidomos ato që drejtojnë lëvizjen për të drejtat e abortit kanë zhvendosur fokusin e mesazheve të tyre për të qenë më pranues dhe gjithëpërfshirëse ndaj personave të komunitetit LGBTQ+.

Debati fokusohet kryesisht tek dilema nëse gjuha neutrale gjinore – si njerëz shtatzënë duhet përdorur në vend të grua shtatzënë dhe ushqyerja me gjoks në vend të ushqyerjes me gji – duhet të përdoret në mbrojtje të të drejtave të personave të komunitetit LGBT e sidomos atyre transgjinorë, në mënyrë që ata të ndjehen të përfshirë në kategorinë e gjinisë me të cilën ata kanë zgjedhur të identifikohen pa qenë nevoja të stigmatizohen.

Disa nga ndryshimet në gjuhë që zëvendësojnë fjalën grua janë këto:

-‘Njerëz me perioda’ ose ‘menstruatorë’ ose ‘njerëz që lindin’ në vend të fjalës ‘grua’ – pasi gratë transgjinore nuk kanë perioda/nuk mund të lindin por dëshirojnë të identifikohen dhe trajtohen si gra dhe sepse burrat transgjinorë mund të kenë gjithashtu perioda por nuk duan të konsiderohen si gra.

-‘Ushqyerja me gjoks’ në vend të ‘gji’ – pasi edhe burrat transgjinor mund të lindin fëmijë e t’i japin atyre qumësht por nuk kanë gjinj.

-‘Njerëz shtatzënë’ në vend të ‘gra shtatzënë’ – pasi edhe burrat transgjinorë mund të mbeten shtatzënë.

Një numër i madh grupeve kryesore të të drejtave të abortit dhe të drejtave civile në SHBA, përfshi Planned Parenthood dhe American Civil Liberties Union, dhe disa ligjvënës e deputetë demokratë, kanë ndryshuar mesazhet e tyre në këtë mënyrë për të qenë më gjithëpërfshirës ndaj komunitetit LGBTQ+ pasi një numër në rritje i amerikanëve tashmë identifikohen si transgjinorë dhe jo-binom ose non-binary.

Edhe Shoqata Kombëtare e Arsimit – sindikata më e madhe e mësuesve të shkollave publike në vend – propozoi kohët e fundit ndryshimin e fjalës “nënë” në “prindi që lind” në kontratat e punës.

Ndërsa aktivizimi për të drejtat e abortit është përforcuar javët e fundit pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë muajin e kaluar për të përmbysur Roe kundër Wade – vendimi historik i vitit 1973 që garantonte të drejtën kushtetuese të çdo qytetari amerikan për të kryer abort – disa gra cigender – që do të thotë, gra të lindura me seksin femër – kanë vërejtur këto ndryshime gjuhësore dhe jo të gjitha janë të kënaqura.

“Qëllimi fisnik që fshihet prapa zëvendësimit të fjalës ‘grua’ po bëhet vetëm e vetëm që t’i lihet vend një numri relativisht të vogël të burrave transgjinorë dhe njerëzve që identifikohen si jo-binarë, të cilët ruajnë aspekte të funksionit biologjik të femrës dhe mund të mbesin shtatzënë, të lindin ose të ushqehen me gji”, shkroi gazetarja e New York Times, Pamela Paul. “Por pavarësisht frymës së përfshirjes, rezultati i vërtetë i gjithë kësaj ka qenë shtyrja e grave mënjanë”.

Ndërsa të nesërmen, aktorja Bette Midler bëri bujë ndërkombëtare kur shkroi në Twitter se: “GRATË E BOTËS! Po na hiqen të drejtat mbi trupin tonë, jetën tonë, madje edhe emrin tonë! Nuk na quajnë më ‘gra’; na quajnë ‘njerëz që lindin’ ose ‘menstruatorë’, madje edhe ‘njerëz me vaginë’! Mos lejoni që t’ju fshijnë! Çdo njeri në tokë ju ka borxh!”

Mbetet për t’u parë nëse ky debat do të gjejë zgjidhje në fund, nëse ai do të mbetet thjesht një dilemë semantike apo nëse këto praktika do të mandatohen një ditë dhe të kthehen në rregullore të pathyeshme, në çdo cep të botës.

7 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    Per nje perqindje te paperfillshme te njerzimit duhet te nderrojm dhe emrat e shtrenjte sic eshte NENA. Deri ku do e ulim e poshtrojm veten per te akomoduar disa b@th-q

    1. ?
      ????

      Kjo ka vetëm një zgjidhje, shkencën.Sipas informacioneve të përditësuara këtu në Amerike, 98% e të prekurve me linë e majmunëve i përkasin komunitetit LGBTQ. Po ashtu, 95% e po këtyre të prekurve të këtij komuniteti janë meshkuj. Zotërinjtë fort të nderuar të këtij komuniteti, të cilët përparësinë më të madhe në këtë botë kanë kujdesin për bythën e tyre, ecin ballë lartë në këtë rrugë të ndritur. Por fyerja historike e pashëmbullt që ata i bëjnë natyrës njerëzore dhe sidomos seksit femëror, nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar nga vetë natyra, si në këtë rast. Shërojnë linë e majmunit që i prek dhe nuk nxjerrin zë për një trajtim shkencor të këtij devijimi fatkeq, ku me përpjekje dhe ndërhyrje shkencore mund ta sillnin në normalitet këtë komunitet. Flas nëse vërtetë duan zgjidhje, të cilën, e përsëris, vetëm shkenca mund t'ua siguroj. Por bota tallet me t'a, askush nuk i ndihmon shkencërisht. Ka gjetur si zgjidhje "moderne" diçka fare të pashpirt, martesën midis të njëjtit seks, gjë që dhe vetë zotin e bënë të lëviz në poltronin prej nga vëzhgon. Por të arrijë puna deri këtu, sa dhe fjalën më të shënjtë të kësaj bote, fjalën NËNË, t'a heqësh nga fjalori, në emër të lirisë të disa deviantëve të sëmurë dhe shoqëria të mos reagoj, kjo duhet t'na bëjë t'i thërrasim mëndjes mirë, shoqërisë njerëzore kjo nuk mund t'i falet.

      1. Y
        Ylli

        Me siguri ke degjuar per Sodoma dhe Gomorrah jemi ne ate pike,vetem nje shkundje e madhe mund ta sjelle njerezimin ne terezi,bota moderne po ecen ne rruge te gabuar.

      2. P
        PO , PO

        Keto idjotesi t`i sjellin zorret ne gryke , te shtojne urrejtjen e neverine per shtazerine LGBT dhe per prioritetet qe po u jepen atyre duke u imponuar me cdo menyre mbi 999% te popullsise se rruzullit tokesor ! Nje variant i ri i fashistizimit te botes !

        1. k
          katarakti

          Perëndimi ështê duke perënduar. Degjenerimi total i shoqërisê është shënjë e sigurt e këtij procesi rënieje pingul. Mbrojtjen e by.q. Perêndimi e konsideron si vlerê morale dhe po luan nga mentë qê t'ia imponojë gjithë botës! Katastrofë dhe fatkeqësi.

          1. S
            Shtriga

            Më duket se do shohim fundin e një epoke, cikli do mbyllet me ndëshkim hyjnor për këtë shkelje shtazarake që i kemi bërë çdo vlere, moralit, nderit, natyrës, Zotit. Kemi mohuar dhe ofenduar Krijuesin… Perëndimi fiks po perëndon…kauza e vetme i ka mbetur LGBTQ (ku janë të tjerë hajvanë në kërkim)

            1. s
              ska kuptim?!

              Si ka mundesi qe ende ne vitin 2022 burrat qe duan te drejtat e grave, akoma vazhdojne t'i dhunojne ato?! Cmenduri!!! Zoti na paste ne meshiren e Tij e ndihmofte te dalim sa me faqebardhe ne kete rrugetim..

              Lini një Përgjigje