
Besëtytnitë rreth kombinimit të datës 13 dhe ditës së premte janë me nam të madh në çdo cep të globit, mbi situatat e këqija dhe tersin që supozohet të sjellë kombinimi, por për një shtetas amerikan, ajo ka qenë në fakt dita më me fat në jetën e tij.
Me një biletë të vetme lotarie, ai ka fituar çmimin e madh prej 1.35 miliardë dollarësh, duke sfiduar çdo besimtar të mundshëm rreth datës famëkeqe, e cila shënohet rrallë në kalendar.
Pikërisht të premten e 13 janarit 2023, me numrat fitues 30, 43, 45, 46, 61 dhe numrin e artë 12, bileta e blerë në shtetin e Maine, në një pikë të furnizimit me benzinë, rezultoi fituese.
Qyteza e saktë ku bileta u shit quhet Lebanon dhe numëron në tërësi diçka më shumë se 6 mijë e 500 rezidentë.
Identiteti i fituesit nuk ka se si të zbulohet kurrsesi, duke marrë parasysh edhe shumën e majme, e cila e kthen atë menjëherë në miliarder.
Por, në pikën e karburantit ku bileta u ble, janë shtuar njerëzit kuriozë, për të ditur se çfarë ka ndodhur, kush ka blerë dhe e kujt mund të jetë ajo biletë fituese.
Në terma të kushteteve në të cilat kjo biletë u shpall fituese, shanset për sukses kanë qenë 1 në 302.6 milionë.
Prej tre muajsh, dikush nuk e arrinte ta fitonte çmimin e madh dhe për ta gjetur paratë të zotin, u desh e premtja 13.
Fundja, më kot nuk thonë, “mos e gjykoni librin nga kopertina”. Ndoshta, mund të jeni ju fatlumi i radhës në një ditë të “zezë”.
Ka taksa per shumen ai nuk merr me shume se 400 mil which is big
Fituesi lotorise majme 1.35 miliard 30 43 45 46 61 / 14 Numri i arte nuk asht 12 po 14. E drejta e lojes ne lotari. Vetem pese numrat 30 43 45 46 61. Fitojne 2 milion. Vetem nr.qe e cilesoni i arte 14 fiton 4 $ Kombinimi sebashku 30 43 45 46 61 // 14 Fitoi cekpotin,ne kete rast 1.35 miliard $