Festat e nëntorit në Melia Durrës, Resort & Spa, 6 netë muzikë me këngëtarët më të mirë shqiptarë

21 Nëntor 2023, 11:53Lifestyle TEMA

Festat e nëntorit në Melia Durrës, Resort & Spa, 6 netë

Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, një nga investimet më prestigjoze të deritanishme në vend, nuk mbetet vetëm oazi i pushimeve verore, por dhe destinacioni që përfshin gëzimet familjare, fundjavat relaksuese, kujtimet mbresëlënëse si dhe festat kombëtare.

Interesi i të huajve për të kaluar pushimet e tyre gjatë gjithë sezonit turistik ka qenë i jashtëzakonshëm, ashtu si dhe i vetë shqiptarëve apo dhe atyre që jetojnë jashtë kufijve tanë për të kaluar disa ditë në këtë perlë të Adriatikut.

E për këtë arsye, ky hotel i standarteve ndërkombëtare gjatë Festave të Nëntorit ofron një program të pasur e të larmishëm me grupe e muzikantë të njohur, duke nisur nga data 24 -29 nëntor, ku përveç tingujve të bukur do të ketë edhe shumë aktivitete për fëmijë.

I gjithë hoteli do të shndërrohet në një atmosferë festive në prag të ditëve kombëtare, duke lënë si gjithmonë një shije të mirë e të paharrueshme. Plot 6 netë muzikë ju presin, me këngëtarët më të mirë shqiptarë, duke filluar që prej datës 24 e deri më 29 nëntor.

Në Melia Resort & Spa do të keni mundësinë që 28- 29 nëntorin, ta festoni ashtu siç vërtetë keni dëshiruar.

Këngëtarët që do ju shoqërojnë gjatë këtyre netëve janë:

24 nëntor, ora 8:30 Pm, LUS’N’BLUES;

25 nëntor, ora 8:30 Pm, ALL IN BAND;

26 nëntor, ora 8:30 Pm, PAOLA KOSTANDINI;

27 nëntor, ora 8:30 Pm, 3 MUSKËTJERËT;

28 nëntor, ora 8:30 Pm, VENERA & LINDI;

29 nëntor, ora 12:30 Pm, VIOLIN QUARTER.

Mos ngurroni të shijoni disa netë të paharrueshme fundnëntori për t'u bërë gati për një atmosferë magjike për festat e fundvitit. Gjithçka që do të merrni prej aty, nuk do të jetë vetëm një përvojë e paharrueshme e kulinarisë, por edhe e ushqimit shpirëtëror mes natyrës, standartit të hotelit, stafit të specializuar dhe aktiviteteve të mirëmenduara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meliá Durres (@meliadurres)

 

7 Komente

  1. L
    Laku

    Nena e hajvaneve eshte gjithmone me barre...edhe ne Spanje... Te presesh gjithe ato pisha per te mbjelle dy palma vetem nje hajvani mund ti beje dora

    1. J
      Joni

      Po. Dhe kush jane pronaret? Paguajnë taksa ne Shqipëri? Sa lire e blenë token?

      1. J
        Janulla

        Investim korrako Arab.

      2. Z
        Zaza

        Ujeza breqanin e kam ujit mire. Mos na e prek Erzeni cop gomari ????

        1. P
          Prec Ulaj

          Kompania Boterore e Turizmit Melia i ben gjerat ne baze te ligjeve. Eshte nder per Shqiperine qe erdhi Melia. Reklama e tyre eshte sa gjithe reklamat e CNN, National Geographic, World Travel, RAI, BBC. Lerini bizneset te bejne punen.

        2. .
          ....

          Dhe me cfare te ardhurash e ben kete resort apo pak rendesi ka per Temen mjafton te zhvasi leket per reklame

          1. L
            Loni

            Shqiperia o njerez eshte nje vend per te ikur naten ...e jo me per te festuar dhe gezuar... Per ke te gezosh ne Shqiperi per Saliun qe djeg vendin ...apo per Edin qe I hedh zjarrit te Saliut benzine...per ke apo per Like floririn dhe Mona silikonin...

            Lini një Përgjigje