FOTO: Njihuni me qenin më të vjetër në botë

2 Shkurt 2023, 15:34Lifestyle TEMA

FOTO: Njihuni me qenin më të vjetër në botë

Një qen në Portugali, që quhet Bobi, është shpallur qeni më i vjetër në botë.

Ky qen, që jeton në një fermë në Leira, është 30 vjeç e 267 ditë. Rekordi i tij u zyrtarizua më 1 shkurt.

Pavarësisht moshës, qeni është ende i shëndetshëm për të luajtur me 4 macet e familjes.

Pronarët e tij mendojnë se sekreti i jetëgjatësisë së qenit të tyre është fakti që ka jetuar gjithmonë në fshat, i rrethuar nga natyra dhe ambienti i qetë.

Rekordi i mëparshëm për qenin më të vjetër në botë mbahej nga Spike, i cili është 23 vjeç. Rekordi i tij u regjistrua në 7 dhjetor të vitit 2022.

 

Lini një Përgjigje